The Lancet: Cilësia e sistemit shëndetësor, Shqipëria më e mira në rajon - Business Magazine Albania

The Lancet: Cilësia e sistemit shëndetësor, Shqipëria më e mira në rajon

“The Lancet”, revista mjekësore më prestigjioze në botë ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Sipas prestigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.

Por, si renditet Shqipëria mes këtyre 204 shteteve? Grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia, sado që mund të duket e çuditshme për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe perceptimin e krijuar se, sistemi shëndetësor në vendin tonë është ndër më të dobëtit në Europë.

Por, sipas “The Lancet”, faktet flasin ndryshe. Studimi është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm. Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejtë indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.

LEXO: ALBtelecom dhuron pajisje respiratore për sistemin shëndetësor

I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë.  Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj.

LANCET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0