90% e përdoruesve ditorë të Facebook vijnë nga celulari

90% e përdoruesve ditorë të Facebook vijnë nga celulari


Facebook sapo ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit 2015, dhe një numër bie në sy veçanërisht: 934 milionë përdorues të përditshëm aktivë përmes celularit. Sigurisht, 0.9 miliard nuk mund të tingëllojë mjaft mbresëlënëse sa 1.04 miliardë përdorues të përgjithshëm të përditshëm, por tashmë dihet se kompania e kishte kaluar shifrën e 1 miliard në fillim të nëntorit.

TechSot.Al bën me dije se ishin 894 milionë përdorues ditore në atë kohë, që do të thotë se kompania ka shtuar 40 milionë më shumë përdorues celular në ditë që nga nëntori, dhe ka shumë gjasa të arrijë 1 miliard gjatë këtij viti.

Ndërkohë, kompania është gjithashtu duke arritur shifrën 2 miliard përdorues aktiv mujor, nga 1.59 miliardë përdorues që llogariteshin në dhjetor, ose 14 për qind më shumë se në të njëjtën kohë krahasuar me vitin 2014. Nga këto, 1.44 erdhën nga celulari, një rritje prej 21 për qind, edhe një herë duke treguar rritjen më të shpejtë në sektorin mobile.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0