9 gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë shefit tuaj - Business Magazine Albania

9 gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë shefit tuaj

shefit

Kur flisni me shefin tuaj ju duhet të mbani gjithmonë një nivel profesionalizmi. Të thuash gjënë e gabuar me të vërtetë mund të dëmtojë karrierën tuaj.

Mos thoni: “Jo, nuk kam kohë”

Kur shefi juaj ju kërkon të bëni diçka, nuk ka asnjë arsye që ju të përgjigjeni me fjalën “jo”. Edhe nëse jeni shumë të zënë me projekte të tjera dhe me të vërtetë mendoni se nuk keni kohë të mjaftueshme për t’i bërë të gjitha, kërkoni nga shefi juaj t’ju ndihmojë të përcaktoni përparësinë se cilën detyrë duhet të bëni së pari.

Mos thoni: “Nuk është faji im: është faji i filanit”

Të luash lojën e fajit është një rrugë e pabesë dhe shumë fëminore. Nëse jeni të pafajshëm, shpjegoni shefit tuaj pse. Ju kurrë nuk duhet t’ja hidhni fajin kolegut tuaj, veçanërisht nëse mund të keni faj. Nëse shefi juaj sheh që shpesh po tregoni me gisht, ata mund të pyesin se kush është me të vërtetë fajtor.

Mos thoni: “Jam duke kërkuar një punë të re”

Sigurisht që punëdhënësit e dinë që në çdo kohë një person nga stafi i tij mund të jetë në kërkim të një pune të re, por ka një ndryshim të madh kur shefi e mendon vetë këtë dhe kur ju po ja bëni të ditur se po kërkoni një punë të re. Në një botë ideale ju duhet të jeni në gjendje t’i tregoni shefit tuaj se jeni duke kërkuar në mënyrë aktive për punë të re; megjithatë shumica e shefave do ta marrin këtë si një shuplakë në fytyrë. Është më mirë t’i njoftoni ata dy javë para kur të gjeni punën e re.

Lexoni: 5 treguesit e një shefi që nuk ju respekton

Mos thoni: “Nuk di se si ta bëj këtë”

Nëse shefi ju kërkon të bëni diçka dhe nuk jeni të sigurtë se si ta bëni atë, patjetër që nuk duhet të thoni se nuk jeni në dijeni për këtë. Në vend të kësaj, pyesni për udhëzime se si të filloni (dmth., A ka ndonjë koleg që mund t’ju mësojë? Një mësim online që mund të ndiqni?) Kjo tregon se jeni gati dhe të gatshëm për të mësuar, pa pranuar se nuk dini.

Mos thoni: “Jam trokë. Kam nevojë për një rritje rroge”

Ju patjetër që duhet të kërkoni një rritje rroge nga shefi juaj, por mos hyni në negociata për pagën duke folur për nevojën për më shumë para për shkak të problemeve tuaja financiare. Shefi juaj nuk do të ndikohet nga kjo. Kur të kërkoni një ngritje, jini të armatosur me dëshmi të arritjeve tuaja në vendin e punës dhe mbajeni jetën tuaj personale jashtë.

Mos thoni: “Shefi i vjetër nuk e bënte në këtë mënyrë”

Ju nuk do të dëshironi të krahasoheni me një ish-koleg në pozicionin tuaj të ri, dhe shefi juaj i ri ka shumë të ngjarë të ndihet njësoj. Gjithashtu shefi juaj mund të mendojë se ju nuk përshtateni mirë me ndryshimet dhe nuk jeni fleksibël. Kjo mund të bëjë që ju të ndaheni nga projektet ose detyrat e reja, sepse duket se nuk mund të përballoni ndryshimin.

Mos thoni: “Sot po largohem herët”

Nëse keni nevojë të largoheni herët për një takim me mjekun, kjo është një gjë tjetër. Por kurrë nuk duhet t’i kërkoni shefit tuaj të largoheni herët, sepse nuk keni asgjë për të bërë. Shefave u pëlqen kur punonjësit e tyre tregojnë iniciativë, kështu që nëse ka një monotoni në ditën tuaj, duhet të zbuloni se cilat projekte të reja janë në horizont.

Mos thoni: “U mërzita”

Ju jeni duke u paguar për të qenë produktiv në punë, si dhe për të mbetur entuziastë dhe nuk është përgjegjësia e shefit tuaj për të gjetur një mënyrë për ta bërë punën tuaj më interesante. Në vend që të thoni, “U mërzita”, bëhuni vullnetar për të udhëhequr një projekt të ri dhe interesant ose kërkojini shefin tuaj më shumë përgjegjësi.

Lexoni: Si të bini në sy të shefit të shefit tuaj

Mos thoni: “Jam hungover”

Nëse jeni bërë të afërt me shefin tuaj dhe keni zhvilluar një marrëdhënie miqësore, mund t’ju duket mirë t’i tregoni atyre për gjithë argëtimin që keni pasur mbrëmë, por nuk është kështu. Nëse kjo po ndodh shpesh dhe po vini pesë minuta vonë këtu dhe 10 minuta vonë atje shefi juaj mund të fillojë të pyesë nëse festa juaj ka të bëjë me vonesën. Në fund të ditës ju duhet t’i kujtoni vetes se ky është personi që merr vendimet për ju që merrni ngritje, promovime dhe shpërblime.

/readersdigest

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0