82 raste të reja me koronavirus janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit. Një 69 vjeçare nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata në spitale paraqitet e rëndë, ku aktualisht janë të shtruar 123 persona, nga të cilët 17 janë në terapi intensive, ndërsa një është në intubim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë informon gjithashtu se: Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto