8 startup-et e përzgjedhura nga UK-Albania TECH HUB 2019 u bënë pjesë e ekosistemit të startup-eve, IT dhe Inovacion në Londër. Një mundësi e madhe kjo për sipërmarrësit e përzgjedhur në nivel rajonal, për të eksploruar ekosistemin britanik dhe për t’u njohur me mundesitë e pafundme që Qyteti i Ëngjëjve ofron.
Kompanitë që zhvilluan këtë vizitë ishin: Q&A the Dancing Bits, Symetric Group, Neo Eletronic, Storenest, AGOG Marketing, Magoware, TrintyWiz & Spontan Creative Media. Sipërmarrsit zhvilluan vizitë në Bashkinë e Londrës, ku u pritën nga kryebashkiaku. Sipërmarrësit u informuan rreth operimit të biznesit në Londër dhe u njohën me procedurat ligjore të emigracionit dhe suportin e ofruar nga L&P. The Charter Institute mirëpriti sipërmarrësit në diskutimin “Business Agility”, ku u diskutua si organizatat mund të përballojnë presionin e tregut.
Vizita e radhës u zhvillua në NatWest, një ndër bankat më të mëdha në UK. Aty sipmërarrësit e rinj mësuan rreth fazave të ndryshme të Akselerimit dhe ture të FinTech. Nat West fuqizon startup-et, duke i mikpritur, rrjetëzuar dhe investuar në to. Vizitat u pasuan me turin e “Tech City”, ku u vizituan Google, Amazon Barclays dhe AMT-ja e parë Bitcoin në Londër.
Gjatë kësaj vizite ata u njohën edhe me vizatimet dhe artin në rrugët e Shoreditch. Destinacioni i rradhës ishte WAYRA, qendra kryesore e inovacionit në Londër. Në 7 vite Wayra ka investuar dhe mbështetur mbi 180 kompani tech.
Lexo: UK-Albania Tech Hub 2018 – Një mundësi për startup-et e Ballkanit Perëndimor
Vizita tek amabasada e Shqipërisë në Londër dhe takimi me z.Qirko ishte frymëdhënëse. Nga ky takim ata morën informacion të detajuar rreth Tech Nation dhe mundësive fantastike që ofrohen. Ditët intensive i shoqëruan edhe në FinTech Desing Sumit 2019, një ndër eventet më të mëdha në Londër, ku sipërmarrësit takuan përfaqësuesit e Alibaba.
Me kriteret e nevojshme për investim ata u njohën gjatë vizitës në Primary Capital. Një ndër mundësitë më të mëdha ishte prezantimi para investitorëve. Një prezantim që zgjati vetëm 5 minuta.
https://www.youtube.com/watch?v=87t_VFoDLCM&fbclid=IwAR2drO-x1aPCHg14Hq6aut7Uo0iHvyRc8kyKX48L0OA8YLLjd5O-Rt-dm8o&app=desktop
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto