8 shenja që tregojnë se keni një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë - Business Magazine Albania

8 shenja që tregojnë se keni një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë

teknologjinë

Studime të shumta tregojnë se teknologjia dhe mediat sociale po shkatërrojnë trurin, po ndikojnë në shkatërrimin e marrëdhënieve tuaja si dhe nëse po i lejoni po prishin edhe orët tuaja të pushimit.

Për ta thënë këtë nuk ka nevojë për studime apo akademikë që vijnë në disa përfundime, mjafton të shohim vërdallë në çdo ambient që frekuentojmë apo edhe në rrugë, shumica e njerëzve janë të fokusuar tek ekrani i telefonave të tyre.

Nga ana tjetër ndërsa kemi kaluar në dekadën e dytë të pajisjeve dixhitale në xhepat tanë, shumica prej nesh po mundohet se si t’i integrojë këto pajisje në jetën tonë në mënyra më të shëndetshme.

Lexoni: 5 anët e errëta të sipërmarrjes

Lind pyetja nëse ju personalisht po ja dilni në betejën tuaj për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë tuaj? Në faqen e internetit Greater Good Science të UC Berkeley së fundmi, bashkëthemeluesja e Digital Wellness Center, Amy Blankson ofroi një listë kontrolli të dobishme për t’ju ndihmuar në lidhje me këtë.

“Vlerësimi i shëndetit tuaj dixhital nuk është vetëm fakti se ju po shtoni kohën duke ndenjur para ekranit,” shkruan ajo. “Përkundrazi, është një vlerësim që merr në konsideratë faktorë të shumtë”, përfshirë ndjenjën e fajit që jeni online gjithë kohës, problemet që shkakton teknologjia në shëndetin tuaj fizik, dhe nga ana tjetër përfitimet pozitive që marrim nga pajisjet tona.

Ju do ta kuptoni që po arrini të dilni mbi teknologjinë kur sinqerisht mund t’i përgjigjeni me Po të gjitha pyetjeve më poshtë:

  1. A mund të gjeni përqendrimin dhe rrjedhën në punën tuaj?
  2. A jetoni në harmoni si me mjedisin tuaj fizik ashtu edhe me atë dixhital?
  3. A lidheni në mënyra kuptimplota në marrëdhënie me të tjerët?
  4. A i shijoni marrëdhëniet e forta si online dhe offline?
  5. A keni ndërtuar praktika të shëndetshme fizike dhe dixhitale?
  6. A arrini të kujdeseni për veten përmes përdorimit të qëllimshëm të teknologjisë?
  7. A e kuptoni se si të menaxhoni të dhënat tuaja dixhitale dhe privatësinë?
  8. A kontribuoni në një komunitet dixhital pozitiv në rrjetet tuaja?

Pak prej nesh do të jenë në gjendje të thonë një po me gjithë zemër për çdo pyetje në këtë listë, por kjo nuk duhet të jetë shkak për t’u mërzitur. Në vend të kësaj, mendoni për secilën “eh, ndoshta” si një tregues që reflekton se ju do të përmirësoheni. Përpjekjet sado të vogla në këtë çështje ka të ngjarë të sjellin përfitime të mëdha përsa i përket shëndetit tuaj më të mirë dixhital.

/Përshtatur nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0