8 Mënyrat Si Të Përfitosh Nga Pasioni Yt - Business Magazine Albania

8 Mënyrat Si Të Përfitosh Nga Pasioni Yt


1. Duhet më shumë përveç pasionit.

Pasioni është hapi i parë kur mendon për idenë e një biznesi, por ky është vetëm fillimi. Pyet veten nëse je i gatshëm të punosh fortë dhe nëqoftese ka një treg ku ti mund të hidhesh. Pyet njrëz të ndryshëm, qoftë edhe klientët e restorantit që ti frekuenton më shpesh, feedback-u i tyre është i çmueshëm.

Sigurohu që je i mirë në atë që bën. Pasioni jot mund të jetë t’i biesh kitarës, por a je ti aq i aftë për të dhënë leksione apo për të rregulluar instrumentin kur ai prishet? Dhe mos harro se si pronar biznesi, ti do të jesh përgjegjës për të paguar faturat, për të faturuar klientët, për të raportuar taksat dhe të bërë marketingun e biznesit tënd. A je në gjendjen ti bësh të gjitha këto detyra?

2. Si mund t’i bësh gjërat më mirë?

Përsëri le të themi se pasioni jot është t’i biesh kitarës. Çfarë pozicioni mund të zësh ne treg? Për shembull, nëqotëse ti mund të rregullosh kitara dhe shikon që nuk ka asnjë dyqan riparues vërdallë, atëherë kjo mund të jetë një mundësi e mirë biznesi.

Ti gjithashtu duhet të pyesësh veten; Si t’a përmirësojë industrinë? A është i lirë shpirti jot në këtë sipërmarrje?

Le të themi që pasioni jot është të gatuash. Çfarë i bën gatimet e tua unike? Pse janë ato më të mirat në qytet? Ndoshta sepse ti përdor produkte te freskëta. Kjo është më e kërkuar nga konsumatorët sesa një ushqim fast-food-i.

Kur nisa punën në kompaninë time, pashë fillimisht konkurrencën. E dija se çfarë ata kishin të mirë dhe gjithashtu ku çalonin. E dija që mund ta bëja produktin dhe shërbimin akoma dhe më të mirë. E ndërtova kompaninë- dhe ja ku jam sot !

3. Përmblidh disa forma si ta përkthesh në para çdo pasion.

Ulu dhe mendo mënyra si të nxjerrësh para nga pasioni jot. Kjo mund të përfshijë;

• Shitja e një produkti, bizhu, rroba apo mobilje, online apo në një dyqan të vogël.

• Të ndash dijen për pasionin tënd duke bloguar, duke shkruar apo duke filmuar vidjo. Ndërmjët sponsorëve apo ndjekësve ti mund të sigurosh një jetesë të mirë. Për shembull, babë e bir në kanalin EvanTubeHD kombinuan pasionin e tyre për filmin dhe lodrat në Youtube. Sot ata fitojnë më shumë se $1.4 million.

• Krijo një software apo objekt që lehtëson jetën e njerëzve. Për shembull, nëqoftëse ti je një instruktor kitare, pse nuk krijon një aplikacion për të mësuar studentët ?

• Krijo një event për pasionin tënd, një festival apo një organizatë komunitare.

4. Mos kërko perfeksion.

Edhe pse ti ke disa aftësi apo eksperiencë për të ofruar, ka gjithmonë vend për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Mos prit të hapësh biznesin tënd deri sa ta kesh perfeksionuar atë pasion. Ti do ti përvetsosh aftësitë e tua përgjatë udhëtimit tënd.

Sa më shumë të prësesh aq më i lartë është probabiliteti që dikush tjetër të vijë e të përfitoj nga pasioni jot.

5. Mos u mbyll në vetvete.

Hapja e një biznesi të ri kërkon që hërë pas herë të komunikosh me njerëz të rinj. Ndoshta ti ke frikë nga e folura në publik.

Miku im Michael Gasiorek gjithmonë më thotë ‘’Gjej teknika që të ndihmojnë të jesh i hapur, por gjithashtu puno për të përmirësuar dobësinë tënde. Nuk është nevoja të bëhesh një ‘’parashikues fati’’. Thjesht familjarizohu deri në atë pikë që ndihesh komfort dhe kështu mund t’iu shërbesh njrëzve në mënyrën e duhur.

6. Shijoje sa më shumë

Është e vështirë të mbash pasionin gjallë ndërkohë që synon të zhvillosh një biznes serioz. Në vazhdim ti do të harrosh edhe arsyen pse e nise këtë biznes.

Për ta ndaluar këtë gjë, gjithmonë vendos pasionin dhe qejfin në plan të parë. Kjo do të thotë të punësosh njerëz që janë po aq të apasionuar për idenë apo produktin sa ti, krijo politika dhe reklamime që reflektojnë pasionin tënd, dhe ndërto një kompani që i bën të të tjerët të ndihen në të njëjtën mënyrë si ti.

7. Përmirëso aftësitë e tua.

Autori Malcolm Gladwell thotë se duhen 10,000 orë për tu bërë mjeshtër i diçkaje. Meqë kjo duket e vështirë miku im dhe eksperti financiar Tom Drake thotë “Edhe pse aftësitë duan shumë kohë të përmirësohen, mos i lërë këto orë të të dekurajojnë nga qëllimi jot. Kushedi, ndohsta nuk do të duhet të presësh aq gjatë. Kurëë mos ndalo se praktikuari dhe perfeksionuari aftësitë e tua. Dhe mos harro të shikosh feedback-un e asaj që po bën dhe të ndjekësh në vazhdimsi progresin tënd”.

8. Kapërce pengesat.

Pengesat janë faktorët që të ndalojnë të ndjekësh ëndrrat e tua. Në vend që ti lësh pengesat të të pengojnë, kapërceji këto postblloqe që të ecësh përpara në biznesin tënd.

Përshembull, në qoftëse nuk ja ke haberin kodeve apo programimit, por te duhet një website, atëherë punëso një programues. Nëqoftëse je i shqetësuar se nuk ka një treg për idenë tënde pyet një ekspert marketingu. Nëqoftëse mendon se pasioni jot nuk do të ketë shumë fitime atëherë shiko një alternativë tjetër përv të njxjerr para duke qenë fleksibël.

/Artikulli u shkruajt nga John Rampton dhe u publikua në Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0