Fuqia mendore është aftësia për të rregulluar në mënyrë produktive emocionet, mendimet dhe sjelljet tuaja, edhe përballë vështirësive. Dhe është fakt që vështirësitë nuk mungojnë. Nëse dëshironi të përballoni më shumë sfida, të arrini më shumë sukses, të përjetoni më shumë lumturi dhe më pak stres — duhet të stërvisni fuqinë tuaj mendore. Pas dekadash studim të fuqisë mendore dhe intervistimit dhe anketimit të mijëra njerëzve është dal në konkluzion se njerëzit më të fortë mendërisht kanë tendencë të praktikojnë disa zakone nga të cilat ne mund të mësojmë. Nëse gjithmonë i bëni këto tetë gjëra, do të prireni të jeni më të fortë mendërisht se shumica. Nëse nuk i bëni ende, mund ta shikoni këtë listë si një udhëzues të shkurtër që do t’ju ndihmojë të përmirësoni fuqinë tuaj mendore.
1-Menaxhimi i emocioneve pa i minimizuar ato
Një nga zakonet e njerëzve mendërisht të fortë është aftësia për të menaxhuar emocionet pa i minimizuar ato. Njerëzit mendërisht të fortë janë të vetëdijshëm për emocionet që ndjejnë, por nuk lejojnë që ato emocione të nxirren menjëherë në fjalë ose veprime të pa menduara ndaj të tjerëve. Ata i vrojtojnë emocionet e tyre, mendojnë në ç’mënyrë do të ishte më e dobishme t’i shprehin ato dhe pastaj vendosin se si të reagojnë. Në mënyrë më të detajuar, ata i vrojtojnë dhe i veçojnë emocionet e rënda dhe i kontrollojnë duke u përpjekur për ti emërtuar ato, për ti kuptuar thellësisht për të arritur lehtësim nga to por mbi të gjitha për të stërvitur aftësinë e menaxhimit të tyre në vend të gjykimit të tyre apo të shtypjes. Ky proces ndër të tjera u lejon atyre të menaxhojnë emocionet në mënyrë produktive dhe të shmangin reagimet impulsive që mund të kenë pasoja negative.
2- Mos harroni se besimi nuk është mungesa e dyshimit
Një tjetër zakon i njerëzve mendërisht të fortë është reflektimi se vetëbesimi nuk do të thotë mungesë dyshimi. Të gjithë përballen me dyshime. Edhe njerëzit më të suksesshëm apo ata që duken të sigurt. Vetëbesimi është aftësia për të menaxhuar marrëdhënien tuaj me dyshimin që do të përjetoni në mënyrë të pashmangshme. Njerëzit mendërisht të fortë kanë gjetur ekuilibrin e duhur mes të qenit me vetbesim të tepërt dhe të qenit i paralizuar nga frika e dështimit. Ata e pranojnë dyshimin, por nuk e lejojnë atë të marrë kontrollin, në mënyrë që të përqendrohen në rrugën se si do të arrijnë diçka, e jo nëse mund ta arrijnë atë qëllim apo jo, dhe çfarë do të ndodh nëse nuk e arrijnë e kështu me radhë.
3. Flisni me veten tuaj të brendshme si me një mik që ka nevojë për mbështetje
Imagjinoni një mik, qartësisht të trishtuar dhe në nevojë për një përqasje empatike, që po të tregon për një gjë të rëndësishme të jetës së tij që sapo ka përfunduar. Pas dëgjimit të tij, do ti thoje: “Si mund të lejoje që kjo gjë të dështojë? Është faji jot, more dështak budalla!” Dhe ndërkohë konsideroni që në vend të kësaj, mund ti thonit: “Mundem vetëm ta marr me mend atë që po kalon dhe e kuptoj që mund të të dhemb shumë. Mundohu të mos jesh kaq i ashpër me veten.” Duhet të kini parasysh ta përdorni këtë përqasje me ton të qetë, mirëkuptues dhe dashamirës edhe me veten gjithashtu, sidomos atëherë kur gjërat nuk ju shkojnë ashtu sic prisnit.
4. Njihni nevojën tuaj për qëndrueshmëri dhe menaxhoni burimet që keni në dispozicion në përputhje me nevojat tuaja primare
Kur ballafaqohemi me pengesa, ne shpesh provojmë tu bëjmë ballë vetëm, duke harruar se një nga gjërat më të rëndësishme që bëjnë njerëzit me forcë mendore është të kërkojnë perspektivë dhe mbështetje nga të tjerët. Njihni cilat janë nevojat tuaja për mirëqenie të qëndrueshme, çfarë ju mundëson që ti përmbushni ato. Për shembull, kur përballeni me pengesa, mund të telefononi vëllain ose motrën për ta ndarë atë dhe për ta trajtuar me nota empatie, dhembshurie dhe humori pse jo. Nëse nevoja juaj për mirëqenie është humori dhe ju jeni koshient për këtë atëherë mund ta përdorni këtë për momentet tuaja të vështira dhe sfiduese duke e ndarë me njerëz të afërt për ju. Të tjerë mund të kenë nevojë për mirëqenie të qëndrueshme pasjen e dikujt që thjesht dëgjon, që është një sup për tu mbështetur, ose që dikë që bëhet këshillues për ju. Cilido qofshin nevojat tuaja për mirëqenie të qëndrueshme, identifikoni kush në rrjetin tuaj social mund t’ju ndihmojë, dhe më pas kujtohuni ti thërrisni ata në momentet kur ju nevojitet. Mbijetesa e vështirësive është një ‘sport ekipi’.
5. Mos lejoni rutinën e përditshme të ju shkaktojë zhgënjim madhor
Njerëzit me forcë mendore nuk preken lehtësisht emocionalisht nga rutina e përditshme. Ata angazhohen në një kombinim të mirënjohjes dhe vetëdijes — një praktikë quhet edhe ‘grindfulness’. Kjo do të thotë të jesh i pranishëm dhe i vetëdijshëm në ndodhitë gjatë e ditës, po aq sa të përqëndrohesh te detajet dhe te shprehja e mirënjohjes për aspektet pozitive të rutinës në të cilën ndodheni por edhe në aspektet pozitive të të mësuarit nga gjërat që nuk kanë shkuar sipas planeve tuaja.
Lexo edhe: 11 gabime që bëni me menaxhimin e kohës suaj
6. Hiqni dorë nga njohuri ose besime të mësuara nëse është e nevojshme
Njerëzit me forcë mendore e dijnë kur është koha të lënë pas mendimet e vjetra të mësuara. Ata e dinë kur është momenti të braktisin pikëpamjet dhe idetë që nuk janë më të rëndësishme apo të dobishme për ta. Ata identifikojnë dhe heqin dorë nga zakonet e këqija që i pengojnë të ecin përpara në mënyrë produktive. Ata rregullisht sfidojnë modelet e besimeve të tyre të mësuara. Me pak fjalë, ata e dinë që ndonjëherë duhet të largojnë dijen e panevojshme për të mësuar gjëra të reja më se të nevojshme për situatat e tyre aktuale. Mund të filloni duke identifikuar dhe zëvendësuar besimet kufizuese. Çfarë skenarësh të padobishme i tregoni vetes që janë bërë të rrënjosura tanimë në këndvështrimet tuaja? Çfarë etiketime të paarsyeshme i thoni vetes?
Për shembull, mund të etiketoni veten si më pak të talentuar se kolegët tuaj dhe të thoni: “Nuk jam mjaftueshëm i mirë për t’u promovuar.” Zëvendësoni ato besime kufizuese me besime fuqizuese si, “Unë kam të gjitha aftësitë e nevojshme për t’u promovuar.” apo dhe ”Unë do të punoj për të përmirësuar aftësitë e mia dhe për tu bërë kompetent për të arritur ngritjen në detyrë”
7. Vepro si një epiqendër inkurajimi për njerëzit rreth teje
CNBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.