72% e influencuesve në rrjete sociale janë gra, por burrat paguhen - Business Magazine Albania

72% e influencuesve në rrjete sociale janë gra, por burrat paguhen më shumë, pse?

Influencimi në rrjete sociale është një trend që përfiton rritje çdo ditë dhe sërish krijon habi në audiencë. Nëse do bënim një kërkim për të parë kush dominon në platforma të tilla, do vinim re se gratë “mbajnë kurorën”. Janë kryesisht gra ato më të angazhuarat për të krijuar përmbajtje. Megjithatë, habia në këtë rast qëndron te hendeku i pagesave, edhe pse më shumë, kolegët meshkuj paguhen më shumë.

Sipas raportit të fundit të Collabstr, gratë përbëjnë 72% të influencuesve. Megjithatë, të dhënat tregojnë se krijuesit meshkuj fitojnë mesatarisht 40% më shumë për bashkëpunim sesa femrat.

Lexo gjithashtu: Vetëm një shtet i paguan gratë më shumë se burrat. Pse kemi një hendek pagash mes gjinive?

Shkaqet e pabarazisë në pagesa

Një nga faktorët kryesorë që kontribuon në këtë hendek është mbipopullimi i tregut me influencuese femra, duke ulur kështu vlerën e tyre në treg dhe fuqinë e tyre negociuese. Raporti vëren se, ndërsa numri i ndjekësve rritet, diferenca në pagesa midis gjinive zvogëlohet. ​

Përveç kësaj, perceptimet dhe etiketimet e industrisë luajnë një rol të rëndësishëm. Termat si “influencues” dhe “krijues përmbajtjeje” mund të mbartin konotacione gjinore që ndikojnë në mënyrën se si vlerësohen dhe paguhen individët.

Lexo gjithashtu: Paga apo balanca punë-jetë, çfarë është më e rëndësishme për një punonjës?

Pavarësisht këtyre sfidave, tregu i influencimit po vazhdon të rritet me shpejtësi

Nevoja për ndryshim

Për të adresuar këtë pabarazi, është thelbësore që markat dhe agjencitë të rishikojnë praktikat e tyre të pagesave dhe të promovojnë transparencën në kompensim. Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi këto çështje mund të ndihmojnë në krijimin e një industrie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë krijuesit e përmbajtjes.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0