70% e praktikantëve nuk e dëshirojnë punën në distancë. Arsyeja është e thjeshtë - Business Magazine Albania

70% e praktikantëve nuk e dëshirojnë punën në distancë. Arsyeja është e thjeshtë

Shumica e punonjësve pëlqejnë të punojnë nga shtëpia, por praktikantët nuk ndajnë të njëjtën ndjesi. Në fakt, 70% e praktikantëve e shohin negativisht punën në distancë, sipas një studimi nga Glassdoor, një faqe që merret me orientimin e karrierës. Ndërkohë, kjo përshtypje është për 40% të punonjësve me kohë të pjesshme dhe të plotë.

Mospërputhja e gjerë sugjeron që punëdhënësit – të cilët po përpiqen të përcaktojnë raportin më të përshtatshëm të punës personale me atë në shtëpi – mund të hasin shumë vështirësi duke i bërë të gjithë të lumtur në mjedisin aktual të punës pandemike.

Pjesa më e madhe e vlerës së praktikës vjen në ndërveprimet që punonjësit e moshës së kolegjit kanë me anëtarët e vjetër të një organizate, si menaxherët dhe drejtuesit, të cilët shpesh luajnë një rol mentoruesi për ta. Por, statistikat ndryshojnë kur vjen puna te punonjësit e tjerë në kompani. Shumë prej tyre janë në faza të ndryshme të jetës në krahasim me studentët e kolegjit. Shumë prindër, për shembull, vlerësojnë fleksibilitetin e zgjedhjes për të punuar nga shtëpia.

Glassdoor analizoi rishikimet e punës në internet nga qershori deri në shtator 2021. (Shumë praktika në kolegj ndodhin gjatë verës.) Një praktikant që e shihte punën në distancë në një kontekst negativ e renditi atë si “kundër” në vend të “pro”.

Lexo edhe: 3 shenja që tregojnë se kolegu juaj nuk është i besueshëm 

Perceptimi negativ i punës në distancë midis praktikantëve është rritur nga rreth 50% dhe 58% në verën e 2019 dhe 2020, respektivisht.

Ndërkohë, punonjësit e tjerë kanë arritur ta shohin punën në distancë më të favorshme gjatë rrjedhës së pandemisë pasi janë mësuar me fleksibilitetin.

Rreth 77% e punëtorëve në përgjithësi kanë shijuar punën nga shtëpia, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga Grant Thornton, një firmë konsulence. Pothuajse gjysma – ose 46% – thanë se do të kërkonin një punë tjetër nëse do të detyroheshin të ktheheshin në zyrë.

“Larg nga të qenit një barrë e nevojshme, [punëtorët] treguan fuqimisht se ata kanë shijuar aftësinë për të punuar nga shtëpia,” sipas raportit. “Edhe pse fillimisht ishte mandatuar për arsye sigurie, punonjësit vlerësuan përfitimet nga ekuilibri punë-jetë.”

Raporti zbuloi se 38% e të anketuarve mezi prisnin të ktheheshin fizikisht në punë, megjithëse jo domosdoshmërisht me kohë të plotë.

“Sigurisht, shumica e punonjësve duket se vlerësojnë fleksibilitetin e ofertave të punës në distancë, por nuk është një ndjenjë universale,” tha Zhao.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0