Panairi i XII-të i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin u zhvillua në Sarandë “SARANDA 2024”
“SARANDA 2024” u mnajt në shëtitoren “Naim Frashëri”, buzë detit. Ky event kulturor tre ditor i trashëgimisë, u inicuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e bashkisë së qytetit bregdetar.
Në këtë manifestim kulturor të trashëgimisë së artizanatit familjar shqiptar, morën pjesë rreth 70 subjekte artizane nga treva të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, etj,.
Prefekti i Qarkut Vlorë Kristaq Kiço, përgëzoi artizanet pjesëmarrës, duke i falenderuar për kobributin që japin në promovimin e Sarandës si dhe në ruajtjen e traditës shqiptare të artizanatit
Duke e vlerësuar këtë aktivitet kombëtar që zhvillojhet prej vitesh në Sarandë, kryetari i bashkisë, Oltion Çaçi, njëherësh edhe president i këtij eventi kulturor kombëtar , u shpreh: “Është shumë e rëndësishme për ne mikpritësit që çdo artizan i ardhur, ta ndjejë veten se është njëherësh edhe një Mik i Sarandës dhe kontributor i turizmit ne qytet.”
Në Orën e promovimit të “Panair 2024”, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes dhe ato të vlerësimit për artizanët me prurjet më të mira në këtë event kombëtar.
Çmimi i parë iu dha ARBËROR LIZETA”-Gjirokastër. Çmimi i Dytë u fitua nga ZEJXHAN CELINA në Prizren (Kosovë) dhe FËLLËNXA GJEÇI-Berat. Me Çmimin e Tretë u vlerësuan: AJSHE PLLANA ISUFI -GJAKOVË (Kosovë), AIDA HOTI (MITROVICË-Kosovë) dhe MIRI MUSTAFAJ, Sarandë.
Ky panair tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe qindra turistëve të huaj që frekuentojnë në këtë periudhë vere Sarandën, një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipëri , në udhëkryqin gjeografik mes aseteve të tjera: Butrintit dhe Foinikes antike, Syrit të Kaltër dhe Ksamilit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto