7 thënie që do të dëgjoni nga njerëzit me vetëbesim - Business Magazine Albania

7 thënie që do të dëgjoni nga njerëzit me vetëbesim


Nga të gjitha veçoritë përbërëse të karakterit të individit, vetëbesimi lidhet ngusht me suksesin. Në biznes, ai bën të mundur marrjen përsipër të risqeve dhe ndjekjen e mundësive dhe në krahasim me pjesën tjetër, personat që kanë besim në vetëvete, shihen si më tërheqës, duke krijuar kështu dhe marrëdhënië më të frytshme.

Së pari, duhet kuptuar se çfarë do të thotë vetëbesim. Patjetër që nuk ka të bëjë me të mburrurin e vetes ose mendimet që jeni më i mirë se pjesa tjetër. Të kesh vetëbesim do të thotë t’u besosh aftësive tuaja dhe kjo pa u kthyer në arrogantë. Më poshtë do të gjeni disa thënie, që do t’i dëgjoni nga çdo njeri me vetëbesim:

  1. “Nuk do mërzitesha për këtë.”

Në momentin që i drejtoheni një njeriu të tillë, me një listë problematikash se si ngjarjet mund të marrin për keq, kjo është ajo çfarë do të dëgjonit. Ata janë të sigurt, që edhe nëse gjërat marrin për keq, do të dinë si të veprojnë me situatën.

  1. “Provoje!”

Në mungesë të ankthit, vendin e zë një sens optimizmi. Njerëzit me vetëbesim kanë aftësinë e të ndërlidhurit të karakterit të tyre pozitiv me të menduarit në mënyre realiste.

  1. “Kjo funksionon për mua.”

Të jesh i sigurt në atë çfarë do dhe të mos merakosesh për validimin e personave të tjerë, është një nga hapat e parë për t’u kthyer në një individ me vetëbesim të lartë.

  1. “Përse jo unë?”

Ndryshe nga të priturit e një mundësie tjetër, këta njerëz e mundësojnë atë. Ata kanë një vizion dhe duan ta arrijnë atë, qoftë nëpërmjet krijimit të lidhjeve të duhura edhe kërkesës për ngritje në detyrë.

  1. “Dua të them diçka.”

Individët që besojnë në vetëvete dinë të mbajnë një qëndrim të caktuar në çështje të ndryshme, por ata e dinë gjithashtu se për cilat beteja ia vlen të luftosh. Në momentin që këndvështrimi i tyre është gabim, ata janë mjaftueshëm të sigurt të konsiderojnë dhe alternativa të tjera përsa u përket çështjeve të ndryshme.

  1. “Më thuaj më shumë.”

Ata dëgjojnë më shumë sesa flasin dhe shfaqin interes për të tjerët, në ndryshim nga persona të tjerë që përpiqen të “monopolizojnë” bisedën, duke maskuar në këtë mënyrë pasigurinë e tyre.

  1. “Mund të më ndihmosh?”

Të gjithë personat kanë dobësi të caktuara. Pranimi i dobësive tregon që ju keni mjaftueshëm besim te vetja për të vënë në dukje dhe pikat tuaja të dobëta. Një person me vetëbesim është më i fokusuar në proçesin e përmirësimin sesa në fshehjen e dobësive.

Ergys Kosovrasti

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0