7 profesione që mund t’i bëni lehtë nga celulari

7 profesione që mund t’i bëni lehtë nga celulari


Telefonat celularë kanë bërë të mundur të punuarit nga shtëpia. Ndërsa teknologjia po përparon me ritme shumë të shpejta, po ashtu po ju jep mundësinë punonjësve, të shmangin mënyrën tradicionale të të punuarit dhe të punojnë nga shtëpia. Ose më saktë të punojnë nga aty ku ata ndiehen komodë.

Shumë nga profesionet e sotme nuk kërkojnë domosdoshmërisht prezencë në zyrë, pasi kjo është lehtësisht e mundshme përmes një celulari. Më poshtë do të gjeni 7 profesionet që mund t’i praktikoni lehtë nga celulari juaj:

Shërbimi ndaj klientit
Nëse keni përvojën e duhur me lloje të ndryshme të pajisjeve ose softuerëve, atëherë lehtësisht mund të punoni nga celulari juaj. Sipas një studimi të Glassdoor, paga mesatare bazë për një punonjës që punon në shërbimin e klientit, është afërsisht 35.800 dollarë amerikanë, paga që do ta bënte jetën tuaj më pak të vështirë në qytete të vogla të SHBA ose zonat rurale.

Lexo: Profesionet ku femrat paguhen më shumë

Mësues i gjuhëve të huaja
Kurset në internet për të mësuar gjuhë të huaja janë të shumta, gjë që rrit mundësitë për të gjithë mësuesit që duan të ushtrojnë një profesion të tillë në internet. Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular dhe studentë që duan të mësojnë nga ju.

Testues aplikacionesh
Nëse jeni një nga ata njerëz që kaloni tërë ditën duke përdorur celularin, e mira do të ishte që ta përdornit atë për të gjeneruar të ardhura. A nuk do të ishte ideale nëse do ta përdorni telefonin për të testuar aplikacione të reja dhe njëkohësisht të gjeneronit të ardhura? Aplikacioni që ju nevojitet në rast se vendosni të bëheni një testues i aplikacionit është AppNana.

Shofer
Nëse keni një makinë të mirë, një telefon të mirë dhe mbi të gjitha nëse jeni shumë të kujdesshëm kur nisni makinën tuaj, atëherë mund të siguroni jetesën duke punuar për Uber ose Lyft. Fitimi mesatar vjetor për një shofer me bazë Uber shkon në 90,000 dollarë.

Influencer në mediat sociale
Ju mund të zgjidhni të jeni nje influencer dhe mund të gjeneroni të ardhura përmes celularit tuaj. Të jesh një influencer në mediat sociale, sot është bërë profesion që sjell shumë të ardhura dhe është bërë si të thuash “profesioni ideal” për kohën që jetojmë.

Operator telefonik
Nuk është e nevojshme të keni një kompjuter për të punuar si një operator telefonik. Në varësi të fushatave që ofrojnë kompani të ndryshme telefonike, ju mund të punoni këtë lloj profesioni vetëm nga celulari, e ndoshta mund të keni nevojë edhe për një palë kufje.  Pagesa ndryshon sipas fushatave. Por kjo punë, siguron mjaft të ardhura.

Lexo:  Ja cilat janë profesionet më të kërkuara për vitin 2019

Kërkues i tregut
Nëse nuk e keni bezdi të punoni me njerëz të ndryshëm përmes telefonit, atëherë mund të fitoni para dhe të punoni për kompani të ndryshme të kërkimit të tregut.

Classlifestyle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0