7 mënyrat se si “ju ikin paratë” gjatë - Business Magazine Albania

7 mënyrat se si “ju ikin paratë” gjatë pushimeve dhe si mund t’i shmangni

Një udhëtim është gjithmonë një mundësi për aventura të reja, por shpesh mund të bëhet edhe një “kurth” për shpenzime të panevojshme. Nëse doni të shijoni pushimet pa boshatisur portofolin, ja 7 mënyrat më të zakonshme si njerëzit shpërdorojnë para gjatë udhëtimeve dhe si mund t’i shmangni ato!

  1. Blerja e suvenireve të shtrenjta në dyqanet e turistëve

Një nga mënyrat më të shpejta për të humbur para është të bini në grackën e dyqaneve të suvenireve në pikat turistike.

Shumë prej këtyre dyqaneve kanë çmime të fryra, ndërkohë që të njëjtat produkte mund t’i gjeni në tregjet lokale me një çmim shumë më të ulët.

Në vend që të blini një magnet apo filxhan të shtrenjtë, eksploroni tregjet autentike dhe blini diçka më unike dhe të përballueshme.

  1. Paguani më shumë seç duhet për akomodimin

Hotelet luksoze në qendër të qytetit mund të duken si një ide e mirë, por shpesh ka alternativa shumë më të lira dhe po aq komode.

Provoni hostele, bujtina apo shtëpi me qira në vend të hoteleve të shtrenjta.

Rezervoni më herët ose kërkoni oferta të minutës së fundit për të kursyer para.

  1. Hani në restorante turistike të mbivlerësuara

Ushqimi është pjesë e rëndësishme e një udhëtimi, por restorantet që reklamohen në hotele ose broshura turistike zakonisht kanë çmime të larta dhe cilësi mesatare.

Kërkoni restorante lokale apo tezga ushqimore ku mund të shijoni gatime autentike për një çmim shumë më të ulët.

Flisni me vendasit ose hidhini një sy komenteve online për të gjetur perlat e fshehura të kuzhinës lokale.

  1. Paguani tarifa të larta për transaksione ndërkombëtare

Shumë udhëtarë humbasin para pa e kuptuar, vetëm duke paguar në monedhën e gabuar.

Gjithmonë zgjidhni të paguani në monedhën vendase kur përdorni një kartë krediti jashtë vendit. Kjo do t’ju japë një kurs këmbimi më të mirë dhe do të shmangë tarifat shtesë.

  1. Paketoni më shumë se ç’ju nevojitet

Një valixhe e mbushur deri në fund jo vetëm që është e rëndë, por mund t’ju kushtojë tarifa shtesë për bagazhet.

Planifikoni veshjet sipas motit dhe aktiviteteve për të shmangur peshën e tepërt.

  1. Përdorni transportin më të shtrenjtë

Mungesa e njohurive për transportin publik mund t’ju çojë në përdorimin e taksive të shtrenjta ose shërbimeve të tjera private. Përdorni autobusë, metro ose biçikleta, të cilat janë opsione më ekonomike dhe shpesh një mënyrë më e mirë për të eksploruar qytetin.

  1. Rezervoni ture të organizuara kur mund t’i bëni vetë

Shumë udhëtarë mendojnë se duhet të paguajnë shuma të mëdha për ture të organizuara, ndërkohë që shpesh mund t’i planifikojnë vetë me një çmim shumë më të lirë.

Shikoni itineraret e kompanive turistike dhe përpiquni të krijoni një plan të ngjashëm vetë.

Përdorni mjete transporti lokale dhe informacionet online për të organizuar vizitat pa paguar shifra të tepërta.

Të udhëtosh nuk do të thotë domosdoshmërisht të shpenzosh shumë para. Duke bërë zgjedhje më të zgjuara dhe duke shmangur këto gabime të zakonshme, mund të kurseni një shumë të konsiderueshme dhe ta shijoni udhëtimin pa stresin e financave. Udhëtoni zgjuar, shpenzoni më pak dhe krijoni kujtime më të vlefshme!

Yahoo Finance 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0