Fundi i vitit është një kohë e mirë për të festuar dhe kaluar kohë me miqtë tuaj. Dhjetori është muaji ku ne mund të bëjmë një përmbledhje të vitit që do të lëmë pas dhe të hartojmë planin për vitin tjetër. Një Vit i Ri me pikësynime të qarta është më i lehtë për t’u filluar.Ja çfarë mund të bëni këto 2 javë të mbetura të vitit 2015, për të pasur një vit 2016 sa më produktiv :
1. Rishiko arritjet dhe dështimet
Çdo vit krijon mundësi për të mësuar. Uluni me një kalendar përpara dhe rikujtoni fitoret dhe gabimet tuaja. Më e rëndësishmja është të nxirrni mësimet e duhura nga çdo eksperiencë.
2. Pastroni ambjentin ku punoni dhe jetoni
Është e veshtirë ta filloni vitin mes rrëmujës. Shpenzoni javën e fundit pas Krishtlindjeve duke sistemuar dokumentet, orenditë dhe ambjentin ku shpenzoni kohë qëndrimi. Një dhomë apo zyrë e rregullt do t’iu bëjë të ndiheni më të organizuar.
3. Zgjidhni problemet në punë
N.q.s dëshironi një vit të mbarë, nuk duhet të lejoni që problemet e zyrës t’iu ulin produktivitetin tuaj. Bisedoni dhe qartësoni marrdhëniet me personat që nuk ju lejojnë të ecni në trajektoren tuaj. Lini pas zënkat dhe punoni në shpirtin e bashkëpunimit.
4. Listoni 3 aftësi që doni të përmirësoni.
Çdo njeri ka nevojë për t’u përmirësuar në aftësitë e tij. Rritja në jetën personale dhe profesionale ju ndihmon të ndiheni të përmbushur. Analizoni se çfarë ndryshimesh ju duhen për t’u bërë njeriu që kërkoni të jeni. Shkruajini në një bllok shënimesh apo në pasqyrë për të kujtuar qëllimet tuaja.
5. Planifikoni një objektiv parësor
N.q.s doni të arrini diçka të rëndësishme në vitin 2016, çfarë do të ishte? Tani është koha të vendosni për qëllimin tuaj madhor dhe të bëni një plan për ta arritur.Listoni veprimet dhe burimet që iu duhen. Bëni një prezantim ngacmues dhe ngrini skuadrën tuaj të punës. Atëherë ju mund të festoni me siguri arritjet tuaja fundvitin tjetër.
6. Hartoni një listë “Për t’u bërë për vitin 2016”
Të krijoni një plan të Hënën e 4 janarit 2016 do t’iu lërë pas në kohë për të filluar një vit në rrugën e duhur. Shfrytëzoni pushimet tuaja për të menduar se si mund të jeni më produktivë vitin që vjen.
7. Shijoni ditët e mbetura të 2015
Këto 2 javë do jenë të ngjeshura me përgatitje dhe planifikime , por të gjitha këto në dobi tuajën. Të përgatiteni për një të ardhme të ndritur është emocionuese dhe kërkon energji. Shijojeni vitin 2015 duke menduar për një Vit të Ri sa më të gëzueshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.