7 mënyra se si kompanitë mund ta shfrytëzojnë dështimin për të nxitur suksesin - Business Magazine Albania

7 mënyra se si kompanitë mund ta shfrytëzojnë dështimin për të nxitur suksesin

Institucionet akademike e kane ndaluar përdorimin e termit “dështim”, por ky term ka nevojë të ripërdoret. Studentët e ditëve të sotme janë gjithmonë e më shumë nën përshtypjen se nëse dështojnë në një lëndë mësimore, ose në një test, të gjitha shpresat e tyre për të qenë student të një institucioni akademik, apo të të punësuarit në punën e tyre të ëndrrave do të zhduken.
Studimet tregojnë se dështimi, në të vërtetë, është një element i rëndësishëm i suksesit. Një studim i realizuar nga Northwestern University analizoi 46 vite nga investime kapitali për startup-et për të dalë në konkluzionin e sipërpërmendur.
Dashun Wang, që e udhëhoqi studimin, tha se: “të provosh përrsëri e përsëri funksionon vetëm nëse mëson nga dështimet e së shkuarës”. Suksesi nuk do të arrihet pa dështim dhe të mësuarit e vërtetë nuk do të manifestohet pa e pranuar këtë të fundit.
Më poshtë janë shtatë mënyra se si kompanitë mund ta shfrytëzojnë dështimin dhe të vënë në punë leadership-in e nxitur nga të mësuarit nga e shkuara:

  1. Zgjeroni kriteret e punësimit: Duhet pranuar fakti se ekziston një tendencë që punësimi të bazohet në perfeksionizëm. Megjithatë, a premton punësimi i një të riu që është rritur duke marrë notat maksimale se ky i punësuar do ta çojë kompaninë drejt inovacionit? A do të jetë një student ekselent i gatshëm të rrezikojë dështimin për të arritur progresin? Për të qëndruar inovative, kompanitë duhet të konsiderojnë edhe aplikantë me jo-konvencionalë dhe të punojnë drejt zgjerimit të kritereve të punësimit.
  2. Përfshirni dështimin si kriter në punësim: Gjatë procesit të punësimit të një personi që do të punojë në nivelet ekzekutive të kompanisë, dështimi në të shkuarën duhet të përfshihet në kriteret e përzgjedhjes. Si një manaxher punësimi, a i pyesni kandidatët: “Kush ka qenë dështimi juaj më i madh dhe çfarë mësuat nga ai?” Nëse e bëni, si e vlerësoni dështimin për ta përfshirë më pas në përzgjedhjen e kandidatit?
  3. Punësoni drejtues të kompanisë që kanë provuar disa rrugëtime të ndryshme gjatë karrierës së tyre: Drejtuesit që kanë eksploruar disa industri, që kanë ndërtuar e rritur kompani të ndryshme nga njëra-tjetra e që kanë zgjedhur karriera jokonvencionale pritet të sjellin ide të reja në një kompani.
  4. Përfshini dështimin si një element i detyrueshëm për vlerësimin e drejtuesve te kompanisë: Gjatë vlerësimit te drejtuesve të kompanisë, është e rëndësishme që të vlerësohen edhe dëshimet e tyre. Nuk duhet të vlerësohet mungesa e dështimeve, por duhet të vlerësohet mënyra se si nje drejtues dështoi dhe përkushtimi i tij/saj për t’u përmirësuar.
  5. Përfshini dështimin në objektivat e kompanisë dhe platformat drejtuese: Drejtuesit e sotëm mund të përfshijnë “dështimin më të madh të kompanisë dhe mësimet e marra” në komunikimet e kompanisë.
  6. Ndani kohë për inovacion “të rrëzikshëm”: Inkurajoni të punësuarit të eksplorojnë, provojne dhe të vlerësojnë idetë që mund te konsiderohen të rrezikshme. Megjithëse këto ide mund të kenë një risk më të madh për dështim, këto ide mund të sjellin njëkohësisht një efekt pozitiv në kompani.
  7. Shpërbleni marrjen e risqeve: Riformulojeni termin “dështim” nga një term për të cilin nuk flitet në një pjesë të rëndësishme të përditshmërisë në punë. Cdo drejtues I suksesshem ka dështuar disa herë.

Sot, më shumë se kurrë, përballemi me një derë të hapur drejt zhvillimit: komunikimi, prodhimi dhe distribucioni jane bërë më të shpejta dhe më lehtësisht të arritshme. Ka ardhur koha që ta pranojme se dështimet ndodhin, ta riformulojme këtë term si kriter I rëndësishem I drejtuesve të një kompanie dhe ta përdorim për të nxitur inovacionin.

https://www.entrepreneur.com/article/430336

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0