7 gjërat që duhet të bësh për të qenë i suksesshëm - Business Magazine Albania

7 gjërat që duhet të bësh për të qenë i suksesshëm


A e ke pyetur ndonjëherë veten, “Çfarë bëjnë njerëzit e sukseshëm që unë nuk jam duke e bërë?”

Përgjigja është kjo; Të gjithë këta fitimtarë zotërojnë sjellje dhe zakone strikte që shumë njerëz nuk i kanë.

Ti ndoshta mund të kesh praktikuar disa nga gjërat e renditura në listën e mëposhtme, por shumica e njerëzve që janë në majë bëjnë çdo pikë të kësaj liste. Duke filluar nga:

Fokusohu te suksesi, prano dështimet

Qëllimi i vetëm i njerëzve të suksesshëm është, sigurisht SUKSESI, vetëm në këtë formë ata kanë arritur aty ku janë sot. Por suksesi shoqërohet dhe me dështime, kështu që nëse ti nuk i pranon dot dështimet atëherë kjo nuk do të funksionojë. Nëse ti je duke patur sukses të vazhdueshëm, atëherë kjo do të thotë se ti nuk po synon të shkosh më lartë.

Kur ti synon diçka më shumë; çdo përpjekje, çdo vendim, çdo veprim që ti merr ka dy rezultate: fitoren ose dështimin. Këto të dyja kanë probabilitet të ndodhin. Por varet si luhet loja. Në momentin që ti i vlerëson dështimet e tua, ti gradualisht do të fillosh t’i konsiderosh ato si fitore të vogla.

Thjesht bëje!

Diferenca midis njerëzve që “e bëjnë diçka” dhe atyre që nuk guxojnë është fakti se ata që e morën iniciativën, ia dolën. Ata i dhanë fund dyshimeve, ata i dhanë fund zvarritjeve dhe thjesht guxuan.

Ata që nuk guxojnë nuk fitojnë asnjë gjë. Ky është rregulli kryesor që duhet të zbatoni nga e gjithë kjo listë. Guxo, herët ose vonë do t’ia dalësh.

Puno çdo ditë

Nuk ka rëndësi çfarë dite është; është festë, ditë pushim apo ditëlindja juaj, njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë duke bërë diçka dhe të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti! Sigurisht që në raste të veçanta ti do që të relaksohesh dhe të shijosh disa orë pushimi, por gjithsesi ti duhet të jesh duke bërë diçka çdo ditë.

Çfarëdo qoftë, për shembull: t’i përgjigjeni email-eve, të postoni diçka në rrjetet sociale, thjesht bëj diçka.

Nuk është e thënë të jetë diçka e madhe, por ajo që duhet për të vazhduar rrjedhën e punës tënde.

Rrethoje veten me njerëz të dobishëm

E keni dëgjuar shprehjen: “Ti je mesatarja e 5 njerëzve me të cilët kalon shumicën e kohës”. Njerëzit e suksesshëm shohin te të tjerët gjëra që duan ti arrijnë vet (një aftësi, një mendim, etj) kështu që ata bëjnë më të mirën për t’u lidhur dhe për të qenë të rrethuar me njerëz që janë të dobishëm për jetën e tyre.

Ti gjithashtu duhet t’i japësh vlerë jetës së njerëzve të tjerë (ndyshe ti do të quheshe egoist!). Ti duhet të largosh nga vetja njerëzit “toksik” dhe të krijosh marrdhënie me njerëzit që të shtyjnë të ecësh para. Mund të jetë e vështirë të largoni njerëz nga jeta juaj, por nëse ata janë pengesë për suksesin tënd, kjo mund të jetë e nevojshme.

Mëso të thuash “Jo”

Vërtet mendon se njerëzit e suksesshëm janë bërë të tillë duke i thënë “po” çdokujt që i ka kërkuar favore?

Njerëzit e suksesshëm janë të zënë dhe ata e mbajnë veten të zënë me punë të rëndëishme. Të gjithë mund të jemi të zënë me punë, por nëse nuk je duke punuar për veten dhe për synimet e tua, atëherë ku është qëllimi? Mëso të thuash “jo”, jepi vetes më shumë kohë dhe bëj më shumë gjëra sepse pikërisht kjo do të bëj diferencën në jetën tënde.

Planifiko ditën tënde

Nëse e sheh se nuk po realizon aq sa do të doje, kjo ndoshta është duke ndodhur sepse ti nuk po i planifikon ditët e tua.

Të shkruash një “Listë për Gjërat që Duhet Të Bëj Nesër” është mënyra më e mirë për të organizuar mendimet e tua në fund të ditës dhe të shënosh çdo gjë që duhet të bësh nesër. Kjo është më efektive se sa t’i mendosh punët e tua në minutën e fundit.

Mëso të qeshësh me gjithçka

Nuk duhet të jesh Zonja apo Zoti Serioz gjatë gjithë kohës. Të dish të qeshësh me gabimet e tua është një mënyrë e mirë për për të kapërcyer vështirësitë. Kjo lloj sjelljeje ishte shumë e dobishme për disa nga inovatorët më të mëdhenj të kohërave tona. Të dy, Walt Disney dhe Albert Einstein talleshin sa herë që flisnin për ambicjet e tyre. Ata dështuan dhe ndërkohë që të gjithë talleshin me ta, ata e kapërcyen duke qeshur dhe provuan përsëri.

Problemi nuk është të dështosh, mjaft e vrave mendjen për çfarë të tjerët mendojnë, kapu fort mbas vetes dhe provo përsëri e përsëri. Kur të arrish në majë, atyre do t’iu zbehet buzëqeshja. “Qesh mirë, kush qesh i fundit.”

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0