7 gjëra për të cilat do të pendoheni më vonë - Business Magazine Albania

7 gjëra për të cilat do të pendoheni më vonë

Në jetë mund të mos jemi të vëmendshëm në kohën e duhur për gjëra të rëndësishme. Më poshtë ju sjellim disa raste kur do të pendoheni me kalimin e kohës.

  • Kini frikë të thoni ‘Të dua’

Pse kemi kaq frikë të themi ‘Të dua’?

Sepse mund të na bëjë të pambrojtur? Sepse personi tjetër mund të mos ndihet në të njëjtën mënyrë?

Këto dy fjalë mund të zbukurojnë ditën e dikujt, javën e tyre, muajin e tyre, vitin e tyre, madje edhe jetën e tyre! Ky është një mësim nga brezi i vjetër për të gjithë ne, mos kini aq frikë t’u tregoni njerëzve se i doni.

  • Punoni shumë

“Mos jini shumë të zënë për siguruar jetesën sa të harroni të bëni një jetë.” – Dolly Parton

Një nga pendimet më të mëdha të njerëzve është se kanë punuar shumë gjatë gjithë jetës së tyre, sa kanë harruar të jetojnë në të vërtetë. Ata bëhen aq të zënë duke u përpjekur të fitojnë para për të pasur të gjitha gjërat që dëshirojnë, sa nuk janë në gjendje të argëtohen.

Nuk shijojnë veten e tyre.

Nuk përdorin të gjitha gjërat për të cilat kanë punuar kaq shumë.

Mos u bëni një nga këta njerëz. Provoni dhe gjeni ekuilibrin punë-jetë, në mënyrë që të mund të fitoni para duke bërë atë që doni, por gjithashtu të keni kohën e lirë për t’i përdorur ato.

Të ardhurat që keni nuk diktojnë nivelin tuaj të lumturisë.

  • Nuk luani mjaftueshëm me fëmijët tuaj

Fëmijët rriten kaq shpejt dhe nëse jeni shumë të zënë me punë thjesht kjo mund t’ju iki nga duart. Ato lojëra futbolli, lojëra në shkollë, ditët jashtë, ju keni vetëm një numër të kufizuar vitesh për të përjetuar ato gjëra dhe për të luajtur me fëmijën tuaj ndërsa janë të vegjël.

A po kaloni mjaftueshëm kohë me fëmijët tuaj?

  • Nuk kaloni kohë të mjaftueshme me prindërit tuaj

Në mënyrë të ngjashme si me fëmijët tuaj, të mos kaloni mjaftueshëm kohë me prindërit tuaj është një tjetër keqardhje e zakonshme. Pritet që ju të jetoni më shumë se prindërit tuaj dhe është e paarsyeshme të mendoni se ata do të jenë përgjithmonë atje.

Nëse nuk kaloni kohë të mjaftueshme me ta tani, do të pendoheni që nuk e keni bërë kur ata të mos jenë më dhe të jetë tepër vonë.

  • Nuk merrni kurrë një risk të madh

“Ai që nuk është aq i guximshëm sa të ndërmarrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.” – Muhamed Ali

Sinqerisht, nëse jetoni tërë jetën tuaj pa marrë kurrë një rrezik të madh; ju keni bërë një jetë shumë të mërzitshme.

Rreziqet jo gjithmonë paguajnë mbrapsht, por ato janë të përfshira në të gjitha përvojat më të mira të jetës. Ata që nuk janë të hapur për të marrë rreziqe, kurrë nuk do të jenë në gjendje të shohin pjesën më të madhe të asaj që jeta ka për të ofruar.

Merrni pak risk në jetë!

Lini punën tuaj të qëndrueshme. Rezervoni një biletë diku. Filloni atë biznes. Fluturoni nëpër botë për t’i dhënë një marrëdhënie të re një shans. Ndiqni ëndrrat tuaja. Bëni të pamendueshmen. Jetoni në një vend të huaj. Jepini një shans vetes tuaj.

  • Nuk po e lini atë punën e tmerrshme

A nuk është kjo arsyeja pse shumica e njerëzve përfundojnë të mjerë?

Nuk e di pse njerëzit qëndrojnë në një punë që po ua bën jetën e tyre të mjerë gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit e rritur janë kaq të përqëndruar në vazhdimin e jetës monotone saqë shpesh herë përfundojnë duke mos jetuar asgjë.

Sapo të kenë atë që menduan se donin, ata do të kuptojnë se nuk është ky vendi ku gjendet lumturia. Çdo gjë fillon me karrierën! Zgjidhni një karrierë që e doni dhe shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë.

  • Nuk e kuptoni sa të bukur jeni

E fundit në listën e keqardhjeve më të zakonshme, është fakti që nuk e kuptoni se sa të bukur jeni. Shumë njerëz janë të pasigurtë kur nuk kanë asnjë arsye për të qenë. Kjo i mban këta njerëz mbrapa, nga ndjekja e ëndrrave të tyre, nga ndjekja e partnerit të tyre të ëndrrave.

Ne jemi të gjithë unikë dhe të gjithë jemi të bukur. Mos lejoni që kjo t’ju pengojë në jetë. Jini të sigurtë në veten tuaj, besoni në ëndrrat tuaja. Ju jetoni vetëm një herë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0