7 fakte të çuditshme, por të vërteta që s'i kishit menduar më parë! - Business Magazine Albania

7 fakte të çuditshme, por të vërteta që s’i kishit menduar më parë!

7 fakte të çuditshme, por të vërteta që s'i kishit menduar më parë!

Disa fakte janë aq të pazakonta, sa duket sikur janë trillime nga interneti. Por jo, këto më poshtë janë mëse të vërteta.

Netflix ekzistonte përpara se të krijohej Google!
Po, e lexuat saktë. Netflix u themelua në vitin 1997, ndërsa Google vetëm një vit më vonë, në 1998. Pra, nëse dikush do t’ju thoshte dikur: “Shiko një film online”, kjo ndodhte para se të mund të “google-onit” ndonjë gjë!

Krijuesi i Pringles është varrosur në një kuti Pringles!
Fred Baur, njeriu që shpiku formën cilindrike dhe paketimin ikonik të patatinave Pringles, kishte një dëshirë të fundit mjaft të veçantë të prehej në paqe… brenda një kutie Pringles. Dhe familja ia plotësoi dëshirën!

Themeluesi i Match.com humbi të dashurën e tij nga… Match.com!
Gary Kremen, krijuesi i platformës së takimeve Match.com, pësoi një ironi të hidhur të fatit kur e dashura e tij u nda prej tij – pasi njohu dikë tjetër në Match.com. Jep dhe merr, thonë!

Lexo edhe:A e dini cili është fruti veror që të hidraton, mbron zemrën dhe forcon trurin?

Në të gjithë botën fluturojnë vetëm 25 balona ajri (blimps)!
Ato reklamat gjigande që shihni ndonjëherë në ndeshje apo evente të mëdha? Janë një nga vetëm 25 të tilla që ekzistojnë sot në botë. Një mjet fluturues më i rrallë se një Ferrari!

Shteti i Wyoming ka vetëm… 2 shkallë lëvizëse!
Në një kohë kur shkallët lëvizëse janë të zakonshme në çdo qendër tregtare, Wyoming – një nga shtetet më të mëdha për nga sipërfaqja në SHBA – ka vetëm dy të tilla në gjithë territorin.

Nëse ke vetëm 10 dollarë dhe asnjë borxh, je më i pasur se 25% e amerikanëve!
Një fakt tronditës mbi gjendjen financiare: një e katërta e amerikanëve kanë pasuri neto negative. Pra, thjesht duke mos pasur borxhe, je automatikisht më “i pasur” se miliona të tjerë.

Oreo ka ndërtuar një bunker për… biskotat!
Në vitin 2020, kompania Oreo ndërtoi një “Vault Apokaliptik” në Norvegji, pranë vendit ku ruhen farat e bimëve të botës. Qëllimi? Të ruajë recetën e biskotave Oreo në rast se ndodh një katastrofë globale!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0