Shumë njerëz ndalojnë së ndjekuri qëllimet e tyre shumë më herët se sa duhet, dhe kjo shpesh ndodh për arsye të ndryshme që lidhen me pritshmëritë dhe përpjekjet e tyre. Shumë individë fillojnë me një ëndërr të madhe dhe ambicioze, por ndodh të friksohen dhe të ngatërrohen nga pengesat e para që shfaqen në rrugën e tyre. Më poshtë shqyrtohen shtatë nga arsyet kryesore pse njerëzit shpesh dorëzohen para kohe:
- Dëshira për rezultate të shpejta
Një nga arsyet kryesore pse njerëzit heqin dorë është se ata dëshirojnë rezultatet e menjëhershme pa qenë të gatshëm të investojnë kohë dhe përpjekje në mësimin e aftësive të nevojshme, dhe përballjen me anë të vetes që nuk i kishin njohur më parë. Shumë individë kanë ëndrra të mëdha, por nuk janë të gatshëm të kalojnë procesin e mundimshëm dhe të gjatë për ti arritur ato. Për shembull, dikush mund të dëshirojë të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, por nuk është i gatshëm të kalojë vitet duke mësuar dhe zhvilluar aftësitë e duhura, apo duke eksperimentuar me kohë dhe investime, apo duke bashkëpunuar me karaktere të panumërta njerëzish.
2. Frika nga gjykimi dhe opinionet e tjerëve
Frika nga dështimi dhe gjykimit i mundshëm nga të tjerët është një tjetër arsye pse njerëzit heqin dorë nga qëllimet e tyre. Shumë individë sabotojnë vetveten për të shmangur frikën e dështimit dhe për të mos u ekspozuar ndaj mundësisë së kritikës nga të tjerët. Kjo sjellje i ndihmon ata të ndjejnë se janë të përgatitur për një dështim të mundshëm dhe është më e lehtë për ta të shmangen sesa të përballen me realitetin plot kritika dhe vend për përmirësim.
3. Moskonsiderimi i dështimit si një mësim
Njerëzit që dorëzohen, shpesh e shohin dështimin si një ‘verdikt’ përfundimtar, duke mos e parë atë si një mundësi për të mësuar dhe për të u përmirësuar më tej. Ata qëndrojnë të ngecur në dështimin e tyre dhe humbasin mundësinë për të mësuar nga përvojat e tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre për të riprovuar sërisht një tjetër qëllim këtë herë më të përmirësuar dhe më strategjik duke patur parasysh përmirësimet e reja te vetja. Dështimi duhet të shihet si një mësim dhe si një hap i rëndësishëm në rrugën e suksesit dhe jo si një tregues për të hequr dorë dhe për të mos u përmirësuar e për të mos riprovuar.
4. Pamundësia për tu përshtatur me rrethanat apo për ti ndryshuar ato
Njerëzit shpesh heqin dorë nga qëllimet e tyre sepse nuk janë të gatshëm të ndryshojnë planin ose të përshtaten me informacionet e reja që marrin gjatë rrugës. Kompanitë dhe idetë evoluojnë me kohën, dhe është e rëndësishme të bësh ndryshime të nevojshme në planin tënd për të arritur suksesin. Ai që e ngulit atë në një formë fikse dhe nuk është fleksibël me të rejat si dhe me rrethanat e papritura, është më i prirur të dështojë.
Lexo edhe: 6 karakteristika të lidershipit
5. Mungesa e disiplinës dhe vendosmërisë
Shumë njerëz ndalojnë së ndjekuri qëllimet e tyre për shkak të mungesës së disiplinës. Ata duan të jenë ata që japin idenë e madhe, por nuk janë të gatshëm të përballen me punën intensive dhe sfidat që kërkohen për ta realizuar atë ide. Disiplina është e nevojshme për të qëndruar të angazhuar dhe për të përballuar sfidat që hasen gjatë rrugës.
6. Shpërqëndrimi nga sukseset e të tjerëve
Njerëzit shpesh ndihen të demotivuar kur shohin suksesin e të tjerëve dhe ndjekin modele që duket se janë më të thjeshta për t’u realizuar. Ky krahasim i vazhdueshëm ndihmon në krijimin e një ndjenje të padurimit dhe të mungesës së disiplinës, që ndihmon në përshpejtimin e dorëzimit.
7. Mungesa e besimit në vetvete
Në fund, mungesa e besimit në vetvete është një nga arsyet më të zakonshme përse njerëzit heqin dorë nga qëllimet e tyre. Një mentalitet pozitiv dhe besimi në aftësitë e tua janë thelbësore për të arritur suksesin. Nëse nuk beson në veten tënde, është shumë më e vështirë të përballosh sfidat dhe të arrish qëllimet që ke vendosur.
Nëse ndonjë nga këto arsye të tingëllon e njohur, është e rëndësishme të shqyrtosh si mund të krijosh zakone pozitive dhe të ndryshosh drejtimin për të arritur suksesin. Përkushtimi dhe besimi në vetvete janë çelësi për të realizuar qëllimet e tua.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.