66 raste të reja me COVID-19, ndërron jetë një pacient

66 raste të reja me COVID-19, ndërron jetë një pacient

COVID-19

66 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1788.Një pacient 67-vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: Debati mbi përdorimin e maskave

Mirela Cami, nga ISHP, njoftoi se 55 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, 2 të intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 21 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1788 të infektuar,

– 39 viktima;

– 1086 të shëruar,

– 663 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 qershor është:

Tiranë, 326 pacientë aktivë,

Durrës, 132 pacientë aktivë,

Shkodër, 111 pacientë aktivë,

Vlorë, 42 pacient aktivë,

Fier, 24 pacientë aktivë,

Elbasan, 9 pacientë aktivë,

Korçë, 7 pacient aktivë,

Lezhë, 5 pacient aktivë,

Kukës, 5 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Berat, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0