Credit Suisse ka publikuar detajet e saj financiare për tremujorin e parë të vitit, kur u rrëzua me shpejtësi. Raporti tregon se investitorët po nxitojnë të tërheqin miliarda mes thashethemeve për pozicionin e pasigurt të bankës.
Banka zvicerane Credit Suisse tha të hënën se 61.2 miliardë franga zvicerane (62.6 miliardë euro ose 68.7 miliardë dollarë) në aktive u larguan nga banka në tremujorin e parë të vitit pasi ajo u fundos me shpejtësi.
Qeveria zvicerane përfundimisht ndërhyri dhe organizoi marrjen e saj nga rivali UBS, duke përdorur ligjet e emergjencës për të shtyrë marrëveshjen dhe për të dhënë garanci shtetërore për rrezikun që do të merrte UBS.
Të dhënat treguan gjithashtu se daljet e kapitalit kishin vazhduar këtë muaj, pas marrëveshjes së shpëtimit të UBS-së.
Lexo edhe: UBS po blen Credit Suisse, në përpjekje për të ndaluar krizën bankare
Sipas bankës, daljet e aktiveve arritën në rreth 5% të të gjitha aktiveve të saj nën menaxhim. Shumica e daljeve ishin nga divizioni i saj i menaxhimit të pasurisë dhe ndodhën në të gjitha rajonet.
“Këto flukse dalëse janë moderuar, por nuk janë kthyer ende që nga 24 prilli 2023,” tha Credit Suisse.
Asetet e menaxhuara nga divizioni kryesor i menaxhimit të pasurisë ranë në 502.5 miliardë franga zvicerane në fund të marsit, krahasuar me 707 miliardë franga të raportuara për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. / Deutsche Welle
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto