61 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2730. Një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora kanë humbur jetën në spitalin infektiv.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 81 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 12 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 12 në Tiranë, Vlora 11 raste, Durrësi 7 raste, 5 raste Kukës dhe Divjakë, 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 raste në Krujë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirëditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë dhe Belsh.
Lexoni: 3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2730 të infektuar,
– 53 viktima;
– 1346 të shëruar,
– 931 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.