6 website ku mund të mësoni programim - Business Magazine Albania

6 website ku mund të mësoni programim


Ishte një kohë kur programimi ishte një fushë specifike që nuk kishte vend për të gjithë. Por sot gjërat kanë ndryshuar. Sipërmarrësit dhe marketerët, sugjerojnë se programimi është një mënyrë që ju ndihmon të keni sukses.

Një nga mënyrat më të mira për të përmirësur aftësitë tuaja në programim është edhe të mësuarit nëpërmjet zgjidhjes online të tipeve të ndryshme të problemeve, sfidave, algoritmave, etj.

Nuk ju nevojitet të shpenzoni shumë para për të provuar dhe përmirësuar aftësitë tuaja në kodim. Këto janë gjashtë website-t më të mira që na sugjeron një ekspert i fushës, pranë New Media Communications:

edX

EdX është një platformë online mjaft e njohur, e cila është një burim i hapur dhe jo fitimprurës për programim. Themeluar nga Universiteti i Harvard dhe MIT në vitin 2012, këtu keni mundësi të mësoni rreth teorive dhe teknologjive më të fundit. Sot edX përfshin 60 shkolla.

Udemy

E themeluar në vitin 2010, Udemy është një platformë e mësimit online që mund të përdoret për të përmirësuar aftësitë e punës. Këtu do të gjeni video të shumta papagesë, me kurse programimi si Programim për Sipërmarrësit – HTML & CSS ose Hyrje në Programim Python.

Khan Academy

Krijuar në vitin 2006 nga Salman Khan, Khan Academy është një nga institucionet origjinale të mësimit online papagesë. Me videot hap pas hapi, ju mund të mësoni si të programoni vizatime, animacione dhe lojëra duke përdorur JavaScript dhe ProcessingJS, ose mësoni se si të krijoni faqe web-i me HTML dhe CSS.

Free Code Camp

Këtu do të mësoni HTML5, CSS3, JavaScript, Databases, DevTools, Node.js, Angular.js dhe Agile duke ju bashkuar komunitetit të studentëve dhe profesionistëve. Ju do të punoni së bashku për kodimin dhe mund të krijoni aplikacione falas. Këto aftësitë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni probleme të jetës reale.

Code.org

Në vitin 2013, Code.org u lançua nga vëllezërit binjak Hadi dhe Ali Partovi, në një video promovuese për shkencat kompjuterike. Kjo video u bë Nr. 1 në YouTube brenda një dite, dhe 15.000 shkolla u drejtuan për ndihmë.

806,974 mësues janë regjistruar për të dhënë mësim në këto kurse dhe 26,926,953 studentë mësojnë përmes faqes. Code.org mbështetet nga donatorë si Amazon, Facebook, Google, Infosys Foundation, Microsoft dhe shumë të tjerë.

Programming Motherfucker 

Programming, Motherfucker, krijuar nga Zed A. Shaw, është një manifest ku një grup programuesish “të lodhur nga gjykimi i njerëzve që i quajnë idiotë me autizëm”, ofrojnë një hapësirë online ku mund të gjeni gjuhë të ndryshme programimi.

Nëse nuk dini si të programoni, atë herë mund të mësoni edhe nëse mendoni se nuk mundeni. Mijëra njerëz kanë mësuar të programojnë përmes këtyre librave:

Learn Python the Hard Way

Learn Ruby the Hard Way

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0