6 ushqimet që konsumojnë në mëngjes njerëzit më jetëgjatë në botë – “mëngjes si mbret” - Business Magazine Albania

6 ushqimet që konsumojnë në mëngjes njerëzit më jetëgjatë në botë – “mëngjes si mbret”

6 ushqimet që konsumojnë në mëngjes njerëzit më jetëgjatë në botë – “mëngjes si mbret”

Në zonat e quajtura “blu”, komunitete të njohura për jetëgjatësinë e lartë të banorëve të tyre, mëngjesi është një prioritet thelbësor. Këtë e konfirmon studiuesi i jetëgjatësisë Dan Buettner, i cili ka kaluar vite duke studiuar dhe provuar stile jetese në vende si Okinawa, Japoni dhe Sardenjë, Itali.

“Kemi një shprehje: ‘Mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër’,” thotë Buettner për CNBC Make It. “Në zonat blu, mëngjesi është vakti më i bollshëm i ditës, ndërsa drekat dhe darkat bëhen gjithnjë e më të lehta, me darkën që konsumohet herët dhe më pas nuk hahet më deri në mëngjesin tjetër.” Por mëngjeset e njerëzve në këto zona nuk ngjajnë fare me ato që konsumohen zakonisht në SHBA apo në vende perëndimore, thekson ai. “Njerëzit duhet të shmangin atë që u paraqitet si ‘mëngjes klasik’ në Amerikë, si p.sh. ëmbëlsirat e gatshme, drithërat me sheqer, kosrat me fruta apo granolat e mbushura me ëmbëlsues,” thotë Buettner.

Lexo edhe:Dasma e shumëpritur e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez pritet të jetë super gjigante

Në vend të kësaj, ai sugjeron të frymëzohemi nga zakonet e mëngjesit të zonave blu dhe të konsumojmë një mëngjes të ngopur, ushqyes dhe të shëndetshëm.

6 ushqimet që konsumojnë mëngjes banorët më jetëgjatë të botës:

  1. Fasulet

  2. Perimet

  3. Orizi

  4. Frutat

  5. Miso

  6. Tërshëra

“Shpesh e nis ditën me një supë minestrone të pasur me perime dhe bishtajore,” thotë Buettner. “I sfidoj të gjithë ata që po lexojnë këtë ta provojnë: konsumoni për një javë mëngjes me supë minestrone apo me oriz dhe fasule, dhe shikoni si do ndiheni.” Për Buettner, ky stil ushqimi jo vetëm që siguron energji të qëndrueshme, por është edhe një ndër faktorët kyç të jetëgjatësisë dhe mirëqenies afatgjatë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0