6 shtete të Ballkanit Perëndimor vendosin të krijojnë një zonë ekonomike rajonale - Business Magazine Albania

6 shtete të Ballkanit Perëndimor vendosin të krijojnë një zonë ekonomike rajonale


Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të krijojnë një zonë ekonomike rajonale, duke hequr barrierat tregtare dhe harmonizimin e ligjeve në mënyrë që të tërheqin më shumë investime, tha të mërkurën Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, të gjithë këto vende, të cilat shpresojnë të bashkohen me Bashkimin Europian, do të nisin projektin në një takim me zyrtarët e BE dhe institucionet financiare javën e ardhshme në Trieste, tha Zëvendëspresidenti i BERZH, Pierre Heilbronn.

Qëllimi është krijimi i një tregu të vetëm prej 20 milionë banorësh me mbështetjen e BERZH-it, i cili deri më tani ka investuar 10 miliardë euro në rajon.

Heilbronn tha se heqja e pengesave  tregtare do të ishte një hap i parë për këtë iniciativë që BERZH dhe palët e interesuara të saj shpresojnë të ri-angazhojnë vendet e Ballkanit të shqetësuar nga entuziazmi i zhdukur i BE-së për zgjerimin dhe të ekspozuar ndaj ndikimit në rritje të Rusisë.

Kur u pyet se çfarë do të ishte e nevojshme për të bërë skemën, ai tha: “Të ketë sa më pak ndërhyrje politike, të jetë sa më pragmatike dhe praktike dhe në të njëjtën kohë ju duhet pronësi nga qeveria … Dhe prania e BE-së është e rëndësishme.

Investitorët që takohen çdo ditë kanë zgjedhje konkurruese për investimin e tyre, ata shikojnë në Azi  dhe në Ballkanin Perëndimor, ata shohin vende të vogla me rregulla të ndryshme“, tha Heilbronn.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për Europën”, shtoi ai.

Megjithatë, jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë krejtësisht përkrahës të idesë.

Kosova ka frikë të rikthehet në një bashkim të dominuar nga serbët, të llojit që luftoi për t’u larguar. Të tjerë shqetësohen se do të ngadalësojnë pranimin e tyre në BE, ose më keq akoma ta zëvendësojnë atë.

burimi: Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0