6 këshilla si të nisni biznesin tuaj

6 këshilla si të nisni biznesin tuaj


Shumica prej jush të cilët po e lexoni këtë për momentin jeni duke punuar për dikë tjetër, duke ndihmuar dikë tjetër të ndërtojë ëndrrën e tij. Por ju me siguri keni një ëndërr e cila ju emocionon. Dhe nëse jeni si shumica e njerëzve, ju keni dy shqetësime të cilat po ju ndalojnë nga realizimi i hapit të madh:

  1. “Si do të zëvendësoj të ardhurat e mia?”
  2. “Unë kam një ide për një biznes, por nuk kam ide se ku të filloj”!

Nuk jeni vetëm dhe nuk keni pse të ndaloni më. Këtu janë gjashtë këshilla që të realizoni ëndrrën tuaj:

1) Mos pyesni për nevojat e tregut.

Në vend të kësaj, pyesni: “Çfarë mund të ofroj, diçka që më pëlqen ta bëj’’?

Dhe mos u dekurajoni nga ideja se ka shumë njerëz të cilët po bëjnë atë që ju dëshironi. Kjo do të ishte sikur të thonit, ‘’Oh, Michael Jackson tashmë ka bërë pop. Askush nuk ka nevojë të shkruajë një këngë pop sërish’’. Shkruani dhe ju këngën tuaj pop.

2) Në mënyrë të qartë identifikoni hapësirën që po e mbushni.

Produktet dhe shërbimet e ndryshme përshtaten me llojet e ndryshme të njerëzve. Produktet dhe shërbimet e ngjashme të prezantuara në një mënyrë tjetër ose tek një audiencë tjetër gjithashtu do të përqafohen nga njerëz të ndryshëm. Ndoshta ju jeni këshillues financiar. Çfarë e bën qasjen, përvojën ose procesin tuaj ndryshe?

Një gjë e cila tashmë ju bën ndryshe jeni ju!

Ndriçoni vlerat, qëllimin dhe përvojën në marketingun tuaj.

3) Krijoni një vizion të madh të asaj që dëshironi.

Krijoni një vizion të qartë të:

  1. Numrit të klientëve që do të tërhiqni;
  2. Llojin e klientëve;
  3. Si duket jeta juaj duke pasur një biznes duke bërë atë që dëshironi;
  4. Si ndiheni;
  5. Sa para po fitoni;
  6. Si lidheni me klientët tuaj;
  7. Çfarë bëni në kohën e lirë.

4) Merrni vendimin se ku dëshironi të jeni.

Referojuni vizionit tuaj të madh. Imagjinoni veten tuaj atje. Ndjeni energjinë e asaj jete dhe biznesit ideal. Pyesni veten, ‘’Çfarë do të vendosja në të ardhmen’’?

Kur merrni vendime nga një mënyrë e të menduarit të suksesit dhe përmbushjes, ju në mënyrë të pa evitueshme do të tërhiqni dhe do të krijoni sukses dhe përmbushje.

5) Punësoni dikë që t’ju udhëzojë, hap pas hapi.

Kërkoni dikë i cili tashmë ka arritur një jetë dhe një biznes të ngjashëm me atë që shihni në vizionin tuaj të madh. Ata mund të ju ndihmojnë të vendosni qëllimet tuaja afatshkurtër dhe afatgjatë, dhe të planifikoni hapa praktikë që t’i arrini ato.

Sigurohuni që personi që e punësoni me të vërtetë rezonon me ju. Mund të ketë mënyra të ndryshme për të arritur atë që dëshironi. Vetëm sepse një rrugë e veçantë ka funksionuar për një person, nuk do të thotë se është e duhura për ju. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Besojini instiktit tuaj.

6) Ndërtoni ëndrrën tuaj në një ritëm të duhur.

Kur ndjeni se keni klientë të mjaftueshëm dhe financat e nevojshme për raste urgjente, ju do t’a dini se jeni të gatshëm për të bërë atë hap final të punës tuaj.

‘’Koha e vetme e duhur’’ për t’a bërë këtë është ajo kohë e cila ju duket e duhura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0