15 vjet ekonomia përmes “Monitor” në Galerinë e Arteve në Tiranë - Business Magazine Albania

15 vjet ekonomia përmes “Monitor” në Galerinë e Arteve në Tiranë

~6 minuta lexim


Revista ekonomike e përjavshme Monitor feston 15 vjetorin e krijimit të saj. Nga data 24-26 shkurt një ekspozitë 3 ditore me 150 kopertinat më të mira në vite do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë.
Përmes një kompozimi vizual në kohë të grafikut të ecurisë të të ardhurave për frymë për periudhën 1991-2015, kryeministrave, ministrave të financave e guvernatorëve përkatës, dhe kopertinave më domethënëse të kohës vijnë momentet më pikante të historisë ekonomike të tranzicionit.
Përmes tyre dëshmohet ndryshimi i pushteteve qendrore e vendore; ndryshimi i sistemeve fiskale e efekteve të tyre; rritja, lulëzimi dhe rënia e ndërtimit; testi i acidit për universitetet; paralajmërimi i rritjes së kredive me probleme; kriza e likuiditeteve; zhvillimi i paqëndrueshëm i vendit dhe varësia nga kosto e lirë e fuqisë punëtore e shitja e burimeve natyrore; “masakra” e koncesioneve; mungesa e një modeli të ri ekonomik e kështu me radhë.

Në këto 15 vjet Monitor ështtë bërë dëshmitare sesi qeverisjeve iu ka munguar vizioni për të krijuar një klimë të qëndrueshme biznesi, për të krijuar mjedisin e përshtatshëm që garanton një konkurrencë të lirë e të drejtë, të pavarur nga rotacionet e pushtetit, të paaftë për të tërhequr investitorë strategjikë, por të “aftë” për të sjellë modele koncesionare që nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ngushtojnë tregun, duke sjellë edhe më pak përfitime për shtetin dhe qytetarët. Monitor ka qenë dëshmitare e një dritëshkurtësie në formulimin e politikave që drejtojnë zhvillimin ekonomik dhe një dominim të takticizmit elektoral ndaj vizionit ekonomik afatgjatë për vendin, që ka sjellë një dështim tepër evident në krijimin e një baze ekonomike të shëndoshë, si dhe një situatë fiskale, që do të mund të mbështeste krijimin dhe funksionimin e një shteti modern në modelin e demokracive të stabilizuara europiane dhe një ekonomi tregu funksionale, të aftë të prodhojë punësim dhe mirëqenie për një popullatë që ka pritshmëri në rritje.

Mbi të gjitha ka munguar një konsensus i të gjitha palëve me përgjegjësi qeverisëse në vend, për një strategji gjithëpërfshirëse për modelin e ri ekonomik dhe nevojën e riorientimit të sektorëve që udhëheqin rritjen.
Jo më kot, Shqipëria ka mbetur edhe sot me të ardhurat për frymë (sipas fuqisë blerëse) ndër më të ulëtat në Europë, ka ngecur në procesin e konvergjencës dhe është pothuajse gjithnjë e fundit në rajon në renditjet e ndryshme, si në ato të të bërit biznes, konkurrueshmërisë, risive, teknologjisë së informacionit e deri në treguesit e cilësisë së jetesës, ndërsa po e humb me turp garën rajonale për të tërhequr investime të huaja. Për të ardhur keq që ndodh kjo në një vend që ka pozitën gjeografike kyçe si portë hyrëse në Ballkan, është e dyta në Europë për burimet ujore për sipërfaqe, ka fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, ka një bregdet për t’u pasur zili e burime natyrore të pafundme.

Rreth Monitor

Numri i parë i revistës Monitor u publikua në dhjetor të vitit 2000. Në këto 15 vjet analizat e sektorëve të ndryshëm, nga celularët, sektori bankar, sigurimet, agropërpunimi, bujqësia, industria, ndërtimi, shërbimet, organizimi i tregtisë me pakicë, evolucioni i qendrave tregtare, lindja e universiteteve private, tregu i reklamave e të medias, vlerësimet e audiencës televizive, sollën një model të ri shkrimesh në median shqiptare, që vazhdojnë të jenë unike edhe sot në trajtimin që u bëhet nga “Monitor”. Përmes renditjeve të 100 kompanive më të mëdha, sipas xhirove dhe fitimeve, një ekskluzive e përvitshme e “Monitor”, kemi sjellë ecurinë e sipërmarrjeve, rritjen dhe rënien e disa prej tyre, duke dëshmuar mbi trendet dhe faktorët që ndikojnë në suksesin apo dështimin e kompanive në vite, por dhe duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të ekonomisë sonë.
Nga maji 2012, “Monitor” solli një tjetër risi, përmes një portali të dedikuar për zhvillimet ekonomike të ditës, (www.monitor.al) të sjella në kohë reale, intervistat me ekspertë, analizat e shifrave dhe ngjarjeve më të fundit, duke u kthyer me shpejtësi në një referencë të besueshme në tregun mediatik shqiptar.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh mirë të ardhurat e vogla, të ardhurat e mëdha do të jenë thjesht më shumë para që do të humbasësh.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0