55 mijë teste të shpejta ndaj Covid - Business Magazine Albania

55 mijë teste të shpejta ndaj Covid

teste të shpejta
~2 minuta lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti”. Ajo është një nga gjashtë pikat e kryerjes së testit të shpejtë në Tiranë.

Ajo bëri të ditur se deri tani janë kryer në të gjithë vendin mbi 55 mijë teste të shpejta.

Ministrja theksoi se, “Kemi hapur 51 pika të testimit të shpejtë në komunitet në të gjithë vendin. Dhe është një ndër sukseset e strategjisë sonë, pasi ajo çfarë po ndodh është që nuk ka më vonesa në kryerjen e testit. Ai kryhet nëpërmjet rezervimit online me mjekun e familjes. Deri më tani, me përfshirjen e testimit të shpejtë të antigentit, janë kryer më shumë se 55 mijë teste të shpejta në këto 51 pika testimi në të gjithë vendin. Pa harruar që po vijohet me testimin klasik, pra atë të PCR në të gjithë strukturat tona”.

Lexo: Zbulim i madh në luftën ndaj koronavirusit, krijohet pilula që mund të zëvendësojnë vaksinën

Sipas saj, strukturat e shëndetësisë janë në alert të shtuar, për shkak të shtimit të rasteve të variantit të ri të koronavirus në Europë.

“Në Shqipëri nuk kemi konfirmim të rasteve me variantin e ri të Covid19, por duhet të jemi vigjilent për të kapur në kohë rastet. Vijojmë të jemi në alert të shtuar, pasi numri i rritur i rasteve, edhe pse është një rritje e qëndrueshme, na vendosin në vigjilencë të shtuar. E njëjta vigjilencë kërkohet edhe nga qytetarët. Lufta vazhdon dhe jemi ende në mes të betejës”, tha ministrja

Lidhur me vaksinat anti Covid, Manastirliu tha se do të garantojmë furnizimin me vaksinën anti Covid përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0