50% e punonjësve nuk janë të kënaqur me punën e tyre! - Business Magazine Albania

50% e punonjësve nuk janë të kënaqur me punën e tyre!


Kërkimi nga rrjeti social miliarda-dollarësh LinkedIn, në partneritet me Mars Drinks, sugjeron që pronarët e bizneseve duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur punonjësit e tyre. Punëdhënësit nuk po përpiqen shumë për të angazhuar punëtorët e tyre. Afërsisht gjysma e punëtorëve të SHBA-së nuk do t’jua rekomandonin punëdhënësin e tyre aktual, njerëzve  që kërkojnë punë – sipas studimit në fjalë.

 

Për të kryer studimin, LinkedIn anketoi 1015 nga përdoruesit e saj, që përfaqësojnë kompanitë e mëdha me mbi 1.000 të punësuar, në shërbimet financiare, ligjore, shëndetësore, të punës sociale, të konsulencës dhe sektorëve të shërbimeve.

Përdoruesve të anketuar iu kërkua të rendisin kompanitë e tyre sipas një matësi eNPS – apo “employee net promoter score”, (bazuar në metodologjinë fillimisht të shpikur nga Bain & Company, nëpërmjet të cilës sqarohet se ndërsa standardet  “net promoter score” vlerësojnë kënaqësinë e konsumatorit me një markë ose produkt,  eNPS mat kënaqësinë e punëtorëve ne raport me punëdhënësit e tyre. )

Në përgjithësi, vetëm 49 % e të anketuarve e renditën lart organizatën e tyre, ndërsa pjesa e mbetur 51 për qind ishin ambivalentë ose negativë.  Ka pasur edhe një mospërputhje midis rëndësisë së perceptuar të “vitalitetit në vendin e punës,” duke nënkuptuar një hapësirë ​​që lejon angazhim, produktivitet, bashkëpunim dhe mirëqenie si dhe duke perceptuar performancën e punëdhënësit.

“Ne e dimë se për të arritur potencialin tonë të plotë, duhet të krijojmë mjedise pune ku njerëzit kanë një ndjenjë të fuqizimit dhe përkatësisë”, – ka thënë Tracy Brower, president i  “vitalitetit në vendin e punës” nga Mars Drinks, sociolog, dhe autor i librit “Bring Work to Life by Bringing Life to Work: A Guide for Leaders and Organizations’’

Megjithatë,  ndërsa 94 për qind e të anketuarve e shohin “angazhimin” si një faktor kyç për kënaqësinë e përgjithshme të punës, vetëm 53% besojnë se kompania e tyre po bën një punë të mirë në nxitjen e saj.

Kini parasysh se ka një numër gjërash që ju mund të bëni për të rritur moralin e punonjësve.

Hulumtimi tregon se  punëtorët që ndihen më të angazhuar, kanë më shumë gjasa të rekomandojnë punëdhënësin e tyre tek dikush tjeter – kur puna u jep atyre mundësinë për të mësuar, për të sjellë një ndikim pozitiv në botë si dhe kur ata ndihen të sfiduar dhe personalisht të lidhur me punën.

Të paktën një hap konkret që mund të planifikoni, është implementimi i shërbimit të kafesë në zyrë pasi më shumë se 78 % e të rinjve thonë se kafeja është pjesë e rëndësishme e përvojës së tyre të punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0