5 veprime për të ulur nivelin e stresit - Business Magazine Albania

5 veprime për të ulur nivelin e stresit

niveli i stresit

Stresi është pothuajse i pashmangshëm mes angazhimeve dhe detyrimeve familjare dhe shoqërore. Megjithatë, filozofia me të cilën i qasemi ditës, na ndihmon ta ulim ose jo nivelin e stresit. Disa veprime të thjeshta gjatë ditës do të na ndihmojnë ta ulim atë. më poshtë ju sjellim 5 prej tyre.

Merrni frymë thellë

Frymëmarrjet e thella dhe meditimi nevojiten shumë në një ditë të ngarkur. Ajo është një nga mënyrat më efektive për të menaxhuar stresin, sepse përdor fiziologjinë tuaj dhe nuk kërkon mjete të posaçme. Në vetëm 90 sekonda, frymëmarrja e thellë stimulon një reagim fiziologjik të relaksimit që pengon prodhimin e hormonit të stresit, ul presionin e gjakut gjithashtu edhe rrahjet e zemrës. Nevojitet të merrni frymë thellë përmes hundës dhe ta nxirrni nga goja, bazuar në nivelin tuaj të rehatisë.

Zhvilloni një lojë

Nuk ka rëndësi nëse jeni të rritur apo jo. Madje, në moshë madhore, përfshirja në lojë dhe aktivizimi mbetet i rëndësishëm për përballimin e shqetësimit dhe përmirësimin e kënaqësisë nga jeta. Një studim i publikuar në mars 2013 me afro 900 studentë të universitetit zbuloi se ata që ishin më aktv në lojra kishin nivele më të ulëta stresi sesa pjesëmarrësit që ishin më pak aktiv. Studetët aktiv kishin gjithashtu më shumë gjasa për të përdorur strategji të shëndetshme të fokusuara në stresorët e tyre specifikë në vend që të përpiqeshin të ndiheshin më mirë duke shmangur ose shpëtuar problemet e tyre.

Bëni diçka pa mendje

Ideja për të parë televizor duke reduktuar stresin mund të tingëllojë shumë kundër mirëqenies, por ndonjëherë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Aktivitetet e çlodhura të tilla si të ndenjurit në shtrat mund të jenë të dobishme për njerëzit që e kanë të vështirë të bëjnë meditim ose praktika të tjera të vëmendjes, tha më parë Dr. Victoria Garfield për CNN . Ajo gjithashtu tha se nuk duhet të shikoni shumë televizor brenda një nate pasi mund të prishni gjumin, icil ju ndihmon të menaxhoni më mirë dhe të reagoni ndaj stresit.

Qetësoni muskujt

Relaksimi progresiv i muskujve është një teknikë shumë efektive e relaksimit mendje-trup që mund të bëhet kudo ku mund të uleni ose shtriheni për disa minuta. Me tendosjen sistematike aktive dhe më pas relaksimin e muskujve, PMR është një teknikë tjetër që është e mirë për njerëzit që kanë nevojë për pak ndihmë duke u fokusuar në ushtrimet meditative të frymëmarrjes.

Jini mirënjohës

Studimet tregojnë se praktikimi i mirënjohjes redukton stresin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Kjo mund të bëhet në shumë mënyra: duke mbajtur një ditar mirënjohjeje, në të cilin shënoni disa gjëra çdo natë para gjumit, ose një album fotografish në telefonin tuaj. Fotot mund të jenë të çdo gjëje, duke përfshirë të dashurit tuaj, arritjet, si dhe shkëmbime tekstesh kuptimplotë, provoni t’i shikoni ato gjatë momenteve stresuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0