5 vendimet që duhet të merrni përpara se të mbushni 30 vjeç - Business Magazine Albania

5 vendimet që duhet të merrni përpara se të mbushni 30 vjeç


Të 20-tat e hershme dhe ato të vonshme janë periudha më e bukur në jetën e njeriut – ti je i ri dhe plot energji por njëkohësisht më i pjekur dhe më i ditur se dy vite më parë. Kjo periudhë e jetës është gjithashtu e rëndësishme për vendimet që ti merr në moshën 20 vjeçare dhe rrugën që do të ndjekësh më pas drejt së ardhmes.

Këto janë disa vendime që ndryshojnë rrjedhën e jetës të cilat ti duhet t’i marrësh nëse dëshiron të kesh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë:

1. Vendos qëllimet e tua në jetë

Në të 20-tat e vonshme, ti fillon të kuptosh se çfarë është më e rëndësishme për ty dhe rrugën që shpaloset përpara teje drejt qëllimeve që ti ke.

Njerëz të ndryshëm janë bërë për të patur role të ndryshme në jetë dhe ti duhet të gjesh rolin tënd. Disa njerëz kanë një karrierë të suksesshme, disa të tjerë janë të destinuar të jenë prindër shumë të mirë dhe disa njerëz të tjerë jetojnë për ta bërë botën një vend sa më të mirë.

Kushdo qoftë prioriteti yt në jetë, ka ardhur koha të fokusohesh tek ky i fundit dhe t’i përkushtosh më shumë kohë dhe energji gjërave që vërtetë kanë rëndësi për ty, përpara se të jetë shumë vonë. Është për të ardhur keq kur në një moment të caktuar njerëzit “zgjohen” dhe kuptojnë se ia kanë kushutar tërë jetën e tyre gjërave më të prëndësishme për ta.

2. Lëre punën që urren aq shumë dhe merru me atë që të pëlqen vërtet

Sistemi jonë arsimor na detyron të marrim vendime të epër të rëndësishme për karrierën tonë në një moshë shumë të vogël. Nuk është çudi që lëndët që ke studiaur kur ishe 18 vjeç nuk janë ato që ty të intersojnë. Si rezultat i këtyre vendimeve të dobëta për jetën, shumë njerëz përfundojnë duke e urryer punën e lodhshme që bëjnë, kolegët e mërzitshëm, shefin kërkues dhe stresohen me jetën e tyre në përgjithësi.

Por nuk është asnjëherë vonë të ndyshosh karrierë dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të mos jetuar një jetë plot pendesa. Tani që je akoma në moshë të re, është akoma më e lehtë të ndryshosh rutinën e përditshme dhe të përshtatesh më një ambjent të ri pune.

Sigurisht që ti akoma nuk e di mirë se cila punë të përshtatet më mirë dhe cila të bën më të lumtur.

Kujtimet e fëmijërisë mund të të ndihmojnë në këtë drejtim – bëji vetes këto pyetje: Çfarë të pëlqente të bëje kur ishe fëmijë? Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe? Cilat ishin hobet dhe talentet e tua?

3. Nxirri nga jeta jote njerëzit dhe gjërat që nuk të pëlqejnë

Nuk ka rëndësi çfarë dreqin është… nëse është një marrdhënie, stil jetese, një zakon apo një punë – nëse nuk të bën të lumtur, LËRE TË IKË.

Ndërkohë që vitet ikin, ti kupton se nuk ka kuptim të shpenzosh kohë në njerëz/gjëra që nuk të japin lumturi. A shoqërohesh me njerëz negativ dhe të mërzitshëm? A e harxhon kohën duke u marr me gjëra që nuk të falin kënaqësi? Ka ardhur koha të heqësh dorë nga gjërat që njerëzit e tjerë duan të bëjnë dhe të fillosh të dëgjosh veten tënde.

Kur të duhet të takosh një shok/të afërm/kolegë dhe kjo të duket si një detyrim social më shumë sesa një dëshirë e sinqertë për të komunikuar, atëherë ky person mesa duket nuk ka një vend në jetën tënde.

Sigurisht, kjo është akoma më e vëshirë kur vjen fjala te njerëzit me të cilët punon, por ti gjithmonë duhet ta limitosh komunikimin me njerëzit negativ për tema profesionale.

4. Kujdesu për shëndetin tënd

Tani që je akoma i ri, ti ndihesh mirë dhe ndoshta nuk ke probleme shëndetësore. Gjithsesi, çdo gjë që bie në kontakt me trupin tënd tani – ushqimi që konsumon, higjena e produkteve që përdor, ajri që thith – në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë në shëndetin tënd pas disa vitesh. Vetëm mendo sa shumë helme konsumon çdo ditë përmes ushqimeve me cilësi të keqe, substancave toksike dhe ajrit të ndotur.

Ti nuk ke shumë në dorë për të ndryshuar ambjentin në të cilin jeton, por ti mund të bësh disa zgjedhje të të shëndetshme në ushqimet dhe stilin e jetesës që zgjedh. Disa nga mënyrat e shumta për ta bërë këtë është duke blerë fruta organike dhe perime, të lësh pirjen e duhanit, të përdorësh produkte kozmetike natyrale dhe produkte higjenike, te bësh ushtime fizike. Zgjidh një jetë të shëndetshme tani dhe pas disa vitesh do të falenderosh veten.

5. Pranoje veten ashtu siç je

“Të duash të jesh dikush tjetër është një shpërdorim i njeriut që je.” ~ Kurt Cobain

Kultura masive dhe steriotipet sociale krijojnë modele të ndryshme sjelljeje, mendime, personalitete madje dhe paraqitje fizike që shumica e njerëzve duan t’i përvetsojnë. Ja përse shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve duan të jenë dikush tjetër, duek imituar sa më mirë idhujt e tyre, qoftë ky një person i vërtetë apo një personazh imagjinar. Ata të cilët nuk duan të bëhen pjesë e këtyre standarteve të zakonshme shpesh herë refuzohen nga shoqëria.

Gjithsesi, e vërteta është se ti asnjëherë nuk do të ndihesh i lumtur dhe i plotësuar nëse ti shtyp personalitetin tënd dhe ndjek ëndërrat e dikujt tjetër. Mos e detyro veten të bëhesh dikush tjetër vetëm sepse të tjerëve iu pëlqen ky “lloj” njeriu. Ti do të arrish harmoni të brendshme dhe lumturi vetëm nëse je i sinqertë me veten.

Të 20-tat e vonshmë janë koha e duhur për të kuptuar atë që ti në të vërtetë je dhe misionin tën në jetë. Kështu që, mëso të dëgjosh veten dhe bëj zgjedhjet e duhura tani, nëse do të jetosh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë.

/ColletivelyConscious

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0