5 thënie motivuese nga Stefan Hopkins - Business Magazine Albania

5 thënie motivuese nga Stefan Hopkins

Stephen Hopkins njihet për njohuritë e tij shkencore. Ai është personifikim i këmbënguljes, shpresës, krijimit të mundësisë edhe kur ajo nuk është. një shkencëtar që vërtetoi teoritë e tij, ai ka frymëzuar dhe do të vazhdojë ta bëjë. Më poshtë ju sjellim 5 thënie frymëzuese të tij.

Mos harroni të shikoni lart në yje dhe jo poshtë në këmbët tuaja.

Kurrë mos hiqni dorë nga puna juaj. Puna ju jep kuptim dhe qëllim dhe jeta është bosh pa të.

Unë jam vetëm një fëmijë që nuk është rritur kurrë. Ende vazhdoj të bëj pyetjet ‘si’ dhe ‘pse’. Herë pas here, gjej ndonjë përgjigje.

Njerëzit e qetë kanë mendjen më të zhurmshme.

Fakti që kam mbajtur aktive mendjen, ka qenë jetike për mbijetesën time, siç ka qenë ruajtja e sensit të humorit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0