5 teknika mendore për të përmirësuar menaxhimin e kohës tuaj - Business Magazine Albania

5 teknika mendore për të përmirësuar menaxhimin e kohës tuaj


Sigurisht, ju dëshironi të menaxhoni kohën tuaj. Kush nuk e dëshiron një gjë të tillë? Por si shumica e njerëzve keni luftuar me këtë pengesë. Arsyeja e vërtetë është se jeni fokusuar në gjërat e gabuara.

Menaxhimi i kohës nuk ka lidhje vetëm me ndryshimin e sjelljes tuaj. Ka të bëjë me ndryshimin e qëndrimit tuaj mendor gjithashtu. Menaxhimi i kohës ka të bëjë me qëndrimin e drejtë dhe pjesa tjetër do të rrjedhi krejt natyrshëm.

Sot unë do të doja t’iu tregoja 5 teknika që do iu ndihmojnë të menaxhoni më mirë kohën tuaj.

1.Vendosni të bëheni më efikas me kohën tuaj
Keni vendosur të bëheni ekspertë në menaxhimin e kohës? Më e rëndësishmja, nuk mund të prisni derisa të bëheni një ekspert, pasi kjo do iu çojë edhe njëherë në një mendim të gabuar dhe do iu çojë në zvarritje të mëtejshme. Kjo është diçka që ju duhet ta vendosni në këtë moment.

Qëllimi është që ta bëni kohën tuaj të efektshme aq shumë sa njerëzit e tjerë të ulen dhe të marrin shënime. Nga atje, mund të thyeni zakonet e këqija dhe të ktheheni në një model.

2. Përdorni afirmimin tuaj pozitiv
Hapi i dytë është që të përdorni në mënyrë të vazhdueshme afirmim pozitiv. Ideja është që të jepni deklarata pozitive për veten tuaj (kjo mund të jetë me zë të lartë ose në mendjen tuaj) .

Nga atje, subkoshienca juaj do mësojë dhe do i përdori këto deklarata pozitive për t’u marrë me botën. Mënyra më efektive për ta bërë këtë është duke ia përsëritur vetes vazhdimisht. Këto mund të jenë deklarata të tilla si “Unë jam i shkëlqyer në menaxhimin e kohës” ose “Unë e di se si ta menaxhoj kohën time në mënyrë efektive dhe efikase.” Çdo deklaratë e tillë, nëse përsëritet me besim dhe pranim do të bëhet pjesë e programit tuaj të brendshëm.

3. Vizualizimi
Hapi i tretë për t’u bërë një makinë e menaxhimit të kohës është përdorimi i vizualizimit. Truku këtu është për të vizualizuar veten si dëshironi. Në qoftë se ju mund ta bëni këtë shpesh, atëherë personi që ju jeni në pjesën e jashtme përfundon duke qenë personi që ju vizualizoni në mendjen tuaj.

Pra, ju doni ta kujtoni veten si dikush që është i organizuar mirë, efikas dhe i aftë për të përdorur kohën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj ju më në fund do të transformoheni dhe do të bëheni ai person. Kjo do të depërtojë nëpër pengesat e koshiencës tuaj dhe do iu shndërrojë në personin që imagjinoni për veten tuaj.

4. Krijoni perfekten tuaj
Ju mund ta çoni më tej teknikën e vizualizimit duke krijuar këtë imazh vizual dhe përqëndrohuni në atë sa më shumë të jetë e mundur. Shtrihuni në një vend të qetë dhe përpiquni të parashikoni se si do të jeni më efektivë me kohën tuaj.

Atëherë vizualizoni se si kjo do iu bëjë të ndiheni dhe si do iu bëjë përshtypje edhe njerëzve të tjerë rreth jush.

5. Pretendoni se tashmë jeni të shkëlqyer
Dhe së fundi, përdorni fuqinë për të pretenduar se do shquheni për menaxhimin e kohës. Në vend që të jeni ai që jeni, imagjinoni se jeni një karakter në një film ose në një lojë që absolutisht shkëlqen në menaxhimin e kohës.

burimi: goalcast.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0