5 shenja që ti je më i zgjuar se pjesa tjetër - Business Magazine Albania

5 shenja që ti je më i zgjuar se pjesa tjetër


Edhe pse IQ është ajo që përcakton suksesin tonë në jetë deri më tani – kërkimet tregojnë se nuk është faktori më i rëndësishëm – e megjithatë nuk është keq të kesh një IQ të lartë. Në fakt, të gjithë do të donim të kishim një IQ të lartë.

 “Diferenca mes budallait dhe gjeniut është se gjeniu ka limitin e tij” — Albert Einstein.

Shumë prej nesh, gjatë jetës, nuk e kuptojnë sa të zgjuar janë. IQ është diçka e vështirë për t’u matur, vetëm nëse ju jeni të gatshëm të paguani shuma të majme në profesionistë të trajnuar, atëherë ju nuk do ta merrni vesh kurrë sa është IQ-ja juaj.

Kërkimet e reja na tregojnë disa zgjidhje interesante që lidhen me eksperiencat jetësore në kohët e mëparshëme, krah gjërave të tjera, të inteligjencës artificiale. Nëqoftëse e gjeni veten te ndonjëra prej tyre, ju ndoshta keni një IQ të lartë.

Je në ankth.

Është e vështirë të quash ankthin një gjë të mirë, por dëshmitë tregojnë që nuk është një gjë e keqe. Psikiatristi Jeremy Coplan ka studiar pacientët me çrregullime ankthi dhe zbuloi që njerëzit me simptoma më të këqija kishin një IQ më të lartë.

Studime të tjera kanë gjetur IQ të larta në njerëz me nivel të lartë ankthi. Dhe më pas është bërë një eksperiment më kompleks në Interdisciplinary Center Herzliya Izrael.

Studimi pyeti pjesëmarrësit të vlerësonin një vepër arti paraqitur nga një program software i cili më pas shkaktoi një virus të rremë në kompjuter, duke i bërë ata të besonin se kjo ndodhi për fajin e tyre.

Më pas pjesëmarrësit u dërguan në një mision urgjent për të marrë mbështetje teknologjike, duke vështirësuar më shumë punën e tyre. Ata zbuluan se pjesëmarrësit më të shqetësuar  ishin më të fokusuar në ekzekutimin e detyrave. Herës tjetër që dikush do të thotë të mos shqetësohesh kaq shumë, thjesht thuaj se nuk je ti po inteligjenca jote e madhe.

Ti ke filluar të lexosh herët.

Një studim britanik i 2,000 binjakëve identikë, përveç geneve identike, zbuloi se fëmija që lexonte më herët kishte një IQ më të lartë se binjaku i tyre.

Në sipërfaqe, kjo duket diçka e thjeshtë për tu shpjeguar: fëmijët që lexuan më shpejt ishin më të zgjuar. Por nuk është ky shpjegimi i saktë. Kërkimet dolën në përfundimin se të mësosh të lexosh më herët ka një impakt zhvillimi – i bën fëmijët më të zgjuar. Pra, nëse ke lexuar në moshë fare të vogël, nuk do të thotë se ke qenë më i zgjuar. Por do të thotë që je i zgjuar sepse ke lexuar më herët.

Ti je mëngjarash.

Mesa duket ata mësues që i kanë detyruar mëngjarashët të shkruajnë me dorën e djathtë kanë bërë një gabim të madh. Edhe pse ka një paqartësi të vogël, dhe të pa sqaruar për lidhjen mes një mëngjarashi dhe një krimineli, ka disa benfite intelektuale ky rast.

Një studim i madh demostron se dora e majtë lidhet me të menduarit divergjent, kjo më shumë te meshkujt. Kjo aftësi unike për të kombinuar në një mënyrë kuptimplotë dy objekte që s’kanë lidhje më njëri tjetrin është një shenjë inteligjence.

Ti ke marrë leksione muzike kur ke qenë i vogël.

Janë disa studime që tregojnë se studimet në muzikë zhvillojnë inteligjencën verbale dhe funksionin ekzekutiv, një aftësi e nevojshme për t’u fokusuar. Në një studim të psikologut Sylvain Moreno, 48 fëmijë të moshës 4 deri në 6 vjeç morën pjesë në një program trajnimi të kompjuterizuar që drejtohej nga një mësues.

Me një orë në ditë, pesë ditë në javë për katër javë rresht, gjysma e studentëve mbaruan një program muzikor dhe gjysma tjetër mbaroi një program artistik vizual. Në fund të eksperimentit, 90% e fëmijëve që zhvilluan trajnimin muzikor shfaqën përmirësime në iQ-n verbale. Kështu që nëse ke marr leksione në muzikë kur ishe fëmijë, kjo është një shenjë e mirë.

Ti ke humor.

Studimet tregojnë një lidhje të fortë mes të bërit humor dhe të paturit një inteligjencë të lartë. Mesa duket sarkazmë jote është produkt i një mendje të mprehtë. Tani ti duhet të mendosh një shaka edhe për këtë fakt.

Konkluzion

Kjo listë në të vërtetë nuk shteron, kështu që edhe nëse nuk keni asnjë nga cilësitë më sipër, nuk do të thotë që nuk keni një IQ të lartë. Por nëse e gjeni veten në shumicën prej tyre atëherë mund të jesh më i zgjuar se pjesa tjetër.

/Entrepreneur

 

 

5 Signs You’re Smarter than Average from VerveVideos.com on Vimeo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0