5 pyetje të vështira për t'ia bërë vetes - Business Magazine Albania

5 pyetje të vështira për t’ia bërë vetes

pyetje të vështira

Shkruar nga Kozma Seferaj, Kontributor*

Kontrolli i vazhdueshëm i drejtimit që kemi marrë, është i rëndësishëm, jo vetëm për të patur sukses, por edhe për një kuptim më të qartë të arsyeve se përse i bëjmë gjërat që bëjmë. I kam quajtur pyetje të vështira, jo sepse janë të vështira për t’u bërë, por sepse ndonjëherë t’u japësh përgjigje të sinqertë, është sfiduese.

Ka të ngjarë se sa më të sinqertë të jeni me përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme, aq më të qartë të jeni mbi rrugën që po ndiqni dhe rrjedhimisht e dini destinacinin tuaj dhe përpjekjet që ju nevojiten për të arritur aty.

Më poshtë po përmbledhim disa nga pyetjet e vështira që është mirë të ulemi dhe t’ia bëjmë vetes sonë herë pas here:

  1. Cili është definicioni im i suksesit?

Kur nisemi për një rrugë të gjatë, ne kemi një pamje vizive të asaj që na pret atje ku do të shkojmë. Del apo jo ashtu siç e kishim menduar është një tjetër aspekt, po kurrësesi nuk është e mundur që të nisemi drejt një destinacioni të caktuar pa patur një pamje të asaj ku po shkojmë. Definicioni i suksesit për shumë të rinj sot është “të bëhem i pasur”. Nje studim i Harvard Business School nxori në pah se rreth 70% e adoleshentëve kishin këtë gjë në mendje kur definonin suksesin dhe lumturinë në jetën e tyre. Megjithatë, i njëjti studim, nxori se të njëjtët persona, kishin një definicion krejt të ndryshëm të suksesit pas 30 viteve.

Lexo: 7 mënyra se si kompanitë mund ta shfrytëzojnë dështimin për të nxitur suksesin

Zgjedhjet që bëjmë ne jetë shoqerohen me kosto oportune, është pothuajse e pamundur që të zgjedhim diçka, pa hequr dorë nga diçka tjetër. Një sipërmarrës i suksesshëm ka hequr dorë nga koha cilësore me familjen e tij dhjetra (në mos qindra) herë. Një ekspert në fushën e tij ka hequr dorë shumë herë nga orët e gjumit, ndonjëherë në kurriz të shëndetit të tij fizik. Një sportist ka hequr dorë nga shoqëria, sepse i është dashur të stërvitet për orë të tëra.

Një nga “top prioritetet” e mia, ështe të kem një familje të shëndetshme. Pa atë unë nuk do ta quaja veten të suksesshëm edhe sikur të hyja në “top 10” më të pasurit.

Bëjani vetes suaj këtë pyetje, që të kuptoni se ne çfarë drejtimi jeni nisur…

2.Cilat janë vlerat e mia?

Në rrugën drejt suksesit tuaj, e them “tuaj” sepse ajo që mund të quhet e suksesshme për mua, nuk është për ju, dhe anasjelltas, do të përballeni me zgjedhje të vështira.

Çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni? Deri në çfarë pike?

Një nga pyetjet në intervistat tona është “për çfarë arsye do të largoheshit nga kjo kompani”. Ky ështe një moment i mirë që kandidati të shpalosë vlerat e veta, gjërat e pakompromentueshme, të cilat nuk kanë një çmim dhe për të cilat do të ishin të gatshëm të humbisnin punën dhe sërish të mos ndihen keq që e kanë humbur. Pothuajse çdo profesion që do të zgjidhni, do të sfidojë atë që ju besoni. Bëjani vetes këtë pyetje të vështirë përpara sesa sfida të vijë, me qëllim që kur parimet tuaja të sfidohen, të dini sesi të veproni.

3. Cila është arsyeja përse po e bëj këtë?

Motivet janë të rëndësishme për formimin e karakterit tonë. Përse jam duke e blerë atë makinë? Kujt dua t’i bëj përshtypje? Përse jam duke treguar në rrjete sociale një pamje të pavërtetë të vetes sime? Për kë po jetoj? A po jetoj për vete apo për t’ju bërë pershtypje të tjerëve?

Bëjuni një kontroll herë pas herë motiveve pas të cilave merrni vendime. Nëse zgjedhja e një makine ka të bëjë me kënaqësinë tuaj për të nisur një makinë të tillë, atëherë blijeni dhe shijojeni në maksimum. Por, nëse është thjesht për t’u rënë në sy miqve apo shoqërisë, atëherë lumturia për këtë zgjedhje do të jetë shume e përkohshme.

Disa persona do të vizitojnë vende të bukura vetëm që të kenë mundësine të bëjnë disa foto për t’i reklamuar ato në rrjete sociale, duke e bërë këtë mënyrë jetese vetëm një përmbushje momentale të dëshirës për disa pëlqime me tepër në rrjete sociale dhe nuk e kuptojnë se përse ndihen gjithmonë e më të palumtur. Shkoni dhe vizitoni vende fantastike dhe shijojini ato, jeto në ato momente dhe njih personat e dashur me të cilët ke shkuar.

4.A më nevojitet vërtetë kjo?

Ne kemi tendencën të blejmë duke përdorur emocionet tona dhe jo arsyen. Në librin e tij “Loja e pafundme”, Simon Sinek e shpjegon shumë mirë këtë koncept dhe tregon sesi zgjedhjet tona janë në pjesën më të madhe të rasteve, zgjedhje që i bëjnë “bypas” arsyes. Përse të zgjedh një kompjuter që kushton 3-fish më tepër, kur të dy kompiuterat bëjnë saktësisht të njëjtën gjë? Është e vështirë t’i japim përgjigje “të arsyeshme” kësaj, e megjithatë, sërisht e blejmë.

Bëji vetes këtë pyetje përpara një zgjedhje të vështirë: a më duhet vërtetë kjo gjë në jetën time? Dallo nevojat nga dëshirat me qëllim që të jesh me i qartë në zgjedhjet që bën.

5. Çfarë më duhet të filloj/ndaloj së bëri?

Qëniet njerëzore, pjesën më të madhe të aktiviteteve të ditës i bëjnë në gjendje pothuajse automatike (autopilot mode). Nxirr një listë të projekteve/aktiviteteve në të cilat je aktualisht i përfshirë dhe bëji vetes këtë pyetje: “sa në përputhje janë këto me përkufizimin tim të suksesit?” (pyetja e parë). Mund të shikoni se ka gjëra, të cilat është mirë t’i ndaloni dhe ka gjëra të tjera, të cilat duhet të filloni të bëni me qëllim që të ecni drejt objektivit tuaj.

Një nën-pyetje e mirë për t’u bërë këtu është “a po sfidohem mjaftueshëm me gjërat që po bej?”. Të qëndrosh për një kohë të gjatë në zonën e konfortit, nuk është ide e mirë, sepse nëse nuk sfidoheni atëherë me shumë mundësi nuk po rriteni. Mos kini frikë ta sfidoni veten tuaj herë pas here me gjëra që ju trembin. Do të shikoni se do të zhvilloheni ndoshta me tepër sesa kur thjesht lexoni nje libër apo ndiqni një trajnim.

Ka shumë pyetje të tjera, të cilat mund t’ia bëni vetes suaj me qëllim që të merrni një pamje të qartë të drejtimit që keni marrë. Unë jam përpjekur t’ju sfidoj (ju dhe veten time) duke përmbledhur ato që konsideroj si më të vështirat për t’u dhënë përgjigje.

Ndonjëherë, përgjigjia e këtyre pyetjeve më shkakton një gjendje trishtimi, sepse përgjigjia që marr nga vetja nuk është ajo që do të doja të dëgjoja. Megjithatë, jeta jonë nuk është një “vrapim 100 metra”, por një maratonë, ku kontrolli i vazhdueshëm i parametrave është jetik për të përfunduar me sukses vrapimin.

*Kozma Seferaj është bashkëthemelues i Maxbrand Albania, kompani e specializuar në uniformat e punës. Ai është trajner në menaxhim dhe shitje. Ai është konsulent biznesi për ngritjen e strukturave të shitjes, hedhjen në treg të produkteve të reja dhe komunikimin efektiv midis departamenteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0