5-mujori 2023, bashkitë rrisin shpenzimet për personelin, frenojnë investimet - Business Magazine Albania

5-mujori 2023, bashkitë rrisin shpenzimet për personelin, frenojnë investimet

Pushteti vendor vijoi edhe këtë vit me rritjen e shpenzimeve të personelit dhe me një performancë më të dobët me zërin e shpenzimeve kapitale. Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë të vitit 2023 arritën në 23,753 milionë lekë, që përfaqëson rreth 36% të planit vjetor, me rreth 726 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose me ulje me 3%. Nga analiza e të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave vihet re që disa nga zërat e shpenzimeve kanë ulje në këtë periudhë krahasuar me 5-mujorin 2022, siç janë shpenzimet e tjera korrente dhe shpenzimet kapitale.

Ndërkohë që rezultojnë me rritje krahasuar me një vit më parë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, shpenzimet operative dhe shpenzimet për subvencione. Shpenzimet e Personelit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve totale të njësive të vetëqeverisjes vendore me rreth 48.8%. Për 5-mujorin e vitit 2023, këto shpenzime janë realizuar në masën 11,581 milionë lekë ose rreth 1,474 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shpenzimet Operative janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe ushtrimin e funksioneve. Këto shpenzime në 5-mujorin 2023 rezultojnë me rritje sipas të dhënave faktike të thesarit. Shpenzimet operative përbëjnë rreth 26.7% të shpenzimeve korrente në total për 5-mujorin e parë të vitit 2023, një pjesë kjo e konsiderueshme për buxhetin njësive të vetëqeverisjes vendore. Këto shpenzime gjatë periudhës 5-mujore 2023 janë realizuar afërsisht në masën 6,344 milionë lekë ose rreth 458 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. Shpenzimet për subvencione dhe të tjera janë shpenzimet që zhvillojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore për të subvencionuar dhe mbuluar funksione të tjera administrative.

Referuar të dhënave në raport me 5- mujorin e parë të vitit 2022, shpenzime për subvencione në 5-mujorin 2023 janë rritur me 175% ose 124 milionë lekë, ndërkohë, shpenzimet e tjera janë realizuar në masën rreth 676 milionë lekë, ose rreth 990 milionë lekë më pak se 5-mujori i parë i vitit 2022. Shpenzimet Kapitale janë një zë mjaft i rëndësishëm në buxhetin vendor, për shkak sepse këto shpenzime sjellin në mënyrë direkte dhe indirekte zhvillim ekonomik dhe për rrjedhojë ndikojnë mirëqenien e qytetarëve. Në krahasim me një vit më parë, gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2023 shpenzimet për investime janë realizuar faktikisht me rreth 1,791 milionë lekë më pak se 2022, ose janë realizuar 27% më pak. Rritja e peshës së tyre në raport me totaline shpenzimeve vendore përbën një shtysë të rëndësishme në angazhimin për zhvillimin infrastrukturor përmes pushtetit vendor. Sa i përket këtij treguesi për vitin 2023, raporti që zënë shpenzimet kapitale ndaj shpenzimeve totale të buxhetit vendor është në 20.9%.

Fondi i rindërtimit është pjesë e shpenzimeve të buxhetit vendor që ka ndikuar gjithashtu në rritjen ekonomike të njësive të vetëqeverisjes vendore. Financimi për NJVQV për 5M 2023, ku përfshihet vetëm mbartja e fondit të akorduar me VKM, por e papërdorur në vitin 2022, është 6.3 miliard lekë, ndërkohë që përdorimi deri në fund të 5-mujorit 2023 është rreth 2.4 miliardë lekë.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0