5 Miliarderët që kursejnë edhe për makina

5 Miliarderët që kursejnë edhe për makina


Të pasurit i mendojmë si njerëz të paprekshëm, lëvizin me makina luksoze, shtëpi gjigande, ndoshta me jaht apo dhe avionë privat. Ka plot të tillë, por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur një jetë të thjesht.

Disa nga njerëzit më të pasur në botë, miliarderë që mund të bëjnë çfarë ju do zemra, veprojnë ndryshe.

Lexoni: Si kursejnë njerëzit më të pasur në botë?

Në vend të kësaj, ata zgjedhin një mënyrë jetese më të thjeshtë, në të cilën kursimi ruhet pavarësisht akumulimit të madh dhe suksesit monetar.

Besojeni ose jo, disa miliarderë me profil të lartë lëvizin nëpër makina të vjetëra që ju dhe unë shohim në rrugë çdo ditë.

Ndoshta ata që kanë shumë kursejnë edhe më shumë…

1. Alice Walton

Gruaja më e pasur në botë me rreth 45 miliardë dollarë pasuri, bashkë-trashëgimtarja e Wal-Mart Alice Walton, është një person që kursen.

Babai i saj dhe themeluesi i Wal-Mart, Sam Walton, ngiste një Ford F-150 të vitit 1979 përpara se të ndërronte jetë. Sot, Walton nget një makinë të re, por sërisht model i vjetër i Ford F-150 King Ranch 2006.

2. Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg duket se nuk është një fans i madh i makinave luksoze.

Në fakt, arsyet e tij se pse zgjedh modelin Acura TSX me vlerë 30,000 $, është siguria, komforti dhe nuk tërheq vëmendjen.

3. Steve Ballmer

Steve Ballmer, pronar i Los Angeles Clippers NBA, ka një lidhje sentimentale me makinën e tij të përballueshme, Ford Fusion Hybrid 2010 që vlerësohet me rreth 28,000 dollarë.

Babai i Ballmerit punonte si menaxher në Ford Motor Company. Për këtë arsye, Ballmer ka ngarë Ford gjatë gjithë jetës së tij.

4. Ingvar Kamprad

Themeluesi i Ikea, Ingvar Kamprad, ka qenë jashtëzakonisht i kursyer, duke pohuar një herë se pothuajse çdo gjë që ai vesh blihet në treg.

Ai madje u zemërua kur pa se mobiljet e vjetra në zyrën qendrore të Ikea ishin zëvendësuar me mobilje moderne.

Për gati njëzet vjet, Kamprad përdori të njëjtën Volvo 240 GL 1993.

5. Warren Buffett

Mbreti i vetë kursimit, kushdo që ka e studiuar apo ka lexuar artikujt tanë për Warren Buffett e di se sa i kursyer është ai.

Ai porosit të njëjtën gjë nga tre opsione të ndryshme nga menuja e McDonald’s çdo mëngjes, 3.17 $ në total, kur tregu është duke ecur mirë dhe ai dëshiron vetëm të mburret.

Lexoni: 4 zakone, që e bënë Warren Buffett një bilioner (dhe do funksionojnë edhe për ju)

Përveç kësaj, Buffett përdori të njëjtën Cadillac DTS 2006 për gati një dekadë para se vajza e tij e bindi atë për marrë një XTS Cadillac të ri me një çmim pakice prej 45,000 $.

“Unë ngas vetëm rreth 3.500 milje në vit kështu që unë nuk kam në plan të blej një makinë të re,” tha ai për Forbes.

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0