5 mësime nga karriera 500 milionë dollarëshe e Marissa Mayer - Business Magazine Albania

5 mësime nga karriera 500 milionë dollarëshe e Marissa Mayer


Nicholas Carlson* 

Në moshën 39 vjeçare, Marissa Mayer është CEO e Yahoo, një kompani 40 miliardë dollarëshe. Në aspektin e pasurisë së saj personale, ajo ka krijuar të paktën 500 milionë dollarë. Konkretisht 300 milionë dollarë në Google dhe 200 milione dollarë ose më tepër në Yahoo.

Si arriti Mayer të ngrejë një karrierë të suksesshme kaq shpejt?
Kjo është një nga pyetjet kryesore që e gjen përgjigjjen në librin tim të ri “Marissa Mayer and the Fight to Save Yahoo!” (Marissa Mayer dhe lufta për të shpëtuar Yahoo!”.

Libri i ka kushtuar shumë kapituj historisë së jetës së Mayer dhe si ajo arriti të bëntë këtë pasuri të mahnitshme dhe të fitojë famë në Google.

Ja 5 mësime që mund të mësoni nga Mayer:

1. Zgjidhni mundësinë që është më e ‘frikshmja’ për ju

Kur Mayer po mbaronte studimet në Stanford, ajo kishte mundësi karriere pafund përpara saj. Ajo mund të ishte bërë një konsulente me një rrogë fare të mirë. Ajo mund të bëhej një profesoreshë tek Carnegie Mellon. Ose mund ti bashkangjitej një kompanie të vogël të sapo krijuar që ishte pa fitim dhe që kishte një emër qesharak.

Mayer u intervistua dhe u habit nga gjithe ata njerez te zgjuar që ishin aty. Ata ishin aq të mençur sa gati e ‘frikësuan’ atë. Sepse iniciativa ishte e rrezikshme dhe sepse njerëzit e saj ishin kaq të mençur, ti bashkangjitej një kompanie të tillë ishte për Mayer opsioni më i frikshëm. Dhe kjo është arsyeja e vendimit të Mayer për tju bashkangjitur Google. Mayer ishte një nga 25 punonjësit e saj.

2Njihu me dobesite e tua relative

Mayor u punësua nga Google si nje koduese. Projekti i saj i parë i madh ishte të ndërtonte sistemin e reklamimit të Google. Mayer ju deshen muaj e shume muaj për të arritur progres në këtë projekt. Më pas, Google punësoi një kodues shumë të zotin nga DEC, të quajtur, Jeff Dean. Dean erdhi në Google dhe ndërtoi sistemin. Mayer e kuptoi se nuk do të linte shenjë në Google si koduese. Asaj ju desh të gjente mënyra të tjera për tu bërë e dobishme.

3. Identifiko problemet e kompanise dhe zgjidhi ato

Pasi Mayer kuptoi se e ardhmja e saj në Google nuk ishte si një koduese, ajo vendosi ta hidhte veten kudo që kompania kishte probleme për të zgjidhur. Ajo punoi në fushën e marketingut. Më në fund, ajo gjeti 3 fusha ku ajo mund ta përmirësonte Google. Ajo drejtoi mbledhjet e stafit të CEO se Google, Larry Page. Ajo u bë personi që thoshte fjalën e fundit nëse produktet e reja ishin në nivelin e standarteve të Google. Kjo u kthye në një punë që i jepte Mayer autoritetin final për të gjykuar se si dukeshin dhe ndiheshin të gjitha produktet e Google. Më në fund, ajo lancon programin e menaxhimit të produktit në Google, një program trajnues ku studentët me aftësi të larta teknike, marrin njohuri dhe mësohen se si të menaxhojnë. Njerëzit në këtë program, të quajtur APMs, u shpërndanë në të gjithë Google. Nëpërmjet tyre, Mayer fitoi një influencë të madhe dhe prestigj në kompani ndërsa secili prej tyre raportonte çdo ditë tek bosi dhe tek ajo.

4. Futesh në zonën e përgjegjësisë së tjetrit? Mos u shqetëso shumë për këtë.

Duke e hedhur veten në të gjitha këto probleme, Mayer u mor edhe me probleme që të tjerët tashmë ishin përpjekur për të zgjidhur. Shpesh ata mërziteshin që Mayer po futej në pjesën e tyre të përgjegjësisë. Por Mayer nuk pyeti. Akoma më e rëndësishme, menaxhimi i Google nuk pyeste për këtë pjesë. Ata ishin të kënaqur që Mayer po zgjidhte disa nga problemet qe kishin pllakosur Google kur ajo ishte në fillimet e saj. Mayer bëri disa armiq në Google por ajo gjithashtu bëri miliona dollarë dhe e transformoi veten në një yll biznesi.

5. Të dish kur të thuash ‘mirupafshim’.

Në librin tim, unë tregoj historinë se si papritur armiqtë e Mayer në Google u bënë aq të fuqishëm sa që ato ishin të aftë ta mënjanonin atë. Ajo mund të kishte dhënë doreheqjen sa hap e mbyll sytë por nuk e beri. Vazhdoi të bënte një punë të mirë për Google duke mbajtur një profil më të ulët. Ajo kryesoi zhvillimin e aplikacionit të Google Maps për iPhone për shembull. Mayer nuk vrapoi për të zënë postin e CEO në Yahoo. Kur CEO e atëhershme, Carol Bartz u shkarkua më 2011, një mike e Mayer i tha ta konsideronte një post të tillë. Ajo tha se e kishte marrë në konsideratë por se mendoi se bordi i drejtorëve të kompanisë ishte shumë i pabesueshëm për të punuar. Muaj më vonë, ky bord u largua i tëri pasi humbi një betejë me investitorin aktivist, Dan Loeb. Ishte momenti i Mayer për të nënshkruar marrëveshjen prej 200 milionë dollarë me kompaninë Yahoo!

* Korrespondenti kryesor i Business Insider dhe autor i librit “Marissa Mayer and the Fight to Save Yahoo!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0