5 mënyra si të fitoni para nga AI, pa lënë punën tuaj të përditshme! - Business Magazine Albania

5 mënyra si të fitoni para nga AI, pa lënë punën tuaj të përditshme!

5 mënyra si të fitoni para nga AI, pa lënë punën tuaj të përditshme!
~4 minuta lexim

Inteligjenca Artificiale po përhapet me ritme të shpejta. Një studim i fundit i McKinsey zbulon se përdorimi i AI gjeneruese nga organizatat është rritur nga 65% në fillim të vitit 2024 në 71% në mars. Me rritjen e përdorimit nga kompanitë, edhe individët po e shfrytëzojnë teknologjinë për të krijuar burime të ardhura shtesë. Më poshtë janë pesë ide konkrete për të nisur një  punë shtesë duke përdorur AI:

1. Krijimi i GPT-ve të personalizuara

Nëse ke njohuri bazë mbi ChatGPT apo mjete të ngjashme, mund t’i përdorësh për të krijuar versione të personalizuara të chatbot-ëve për tregje specifike. Pas krijimit të kodit përmes AI-së, mund ta hostosh atë në një faqe tëndën dhe ta ofrosh me një provë falas, e më pas me një tarifë mujore. Mund të shërbejë për gjithçka, që nga automatizimi i përgjigjeve në e-mail, përpunimi i dokumenteve ligjore, deri te përkthimi i shënimeve në raporte formale. Fokusi duhet të jetë në zgjidhjen e problemeve të bezdisshme që klientët i kanë përmendur, apo që i ke identifikuar vetë në platforma si LinkedIn apo forume profesionale. Një zgjidhje e vetme mund t’i vlejë dhjetëra apo qindra klientëve.

2. Krijimi i mikromjeteve me AI

Edhe nëse nuk ndihesh gati të krijosh një GPT, ende mund të ndërtosh mjete të thjeshta me AI në platforma si Gumloop, ku mund të ndërtosh procese pune përmes drag-and-drop. Mund të krijosh mjete për auditime SEO, vlerësim të kandidatëve për punë, përpunim të të dhënave, etj. Më pas, mund t’i ofrosh këto shërbime për biznese apo profesionistë që kanë nevojë për to.

Lexo edhe:Gjermania “rrëmben” talentet shqiptare, 3.500 Karta Blu në 5 vite

3. Video montazh me AI

Editimi i videove kërkon shumë kohë dhe pengon rritjen e një aktiviteti dytësor. Por me mjete si Veed.IO apo Runway, mund të shkurtojë kohën e montazhit në mënyrë drastike. Këto platforma të ndihmojnë të prerësh video, të rregullosh ngjyrat, të largosh zhurmën e sfondit apo të shtosh titra automatikisht – të gjitha në pak minuta.

4. Dizajn i faqeve web me ndihmën e AI

Dikur, krijimi i një faqeje web kërkonte aftësi të avancuara. Sot, falë inteligjencës artificiale, procesi është shumë më i thjeshtë dhe i arritshëm për këdo. Platforma si Wix apo Jimdo përdorin AI për të ndihmuar në ndërtimin e faqeve vizualisht tërheqëse dhe funksionale, pa qenë nevoja të shkruash kod.

5. Optimizim SEO me AI

Shumë biznese duan të ngjiten më lart në rezultatet e kërkimeve online, por nuk kanë kohë apo ekspertizë për të bërë auditime të thelluara të faqes së tyre. Duke përdorur AI, mund të ndihmosh në optimizimin e përmbajtjes, përmirësimin e meta tag-ëve, analizën e të dhënave dhe propozimin e strategjive që ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen në motorët e kërkimit. Platforma si Alli AI, Frase dhe MarketMuse janë pika të mira për të nisur.

Me pak kreativitet dhe aftësi në përdorimin e AI-së, mund të ndërtosh një aktivitet anësor që jo vetëm rrit të ardhurat, por edhe të ndihmon të mësosh aftësi të kërkuara në tregun e punës. Inteligjenca artificiale nuk është më një vegël vetëm për korporatat – tani është në duart e kujtdo që ka dëshirë të eksperimentojë.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0