5 Këshilla për të menaxhuar stresin gjatë pushimeve

5 Këshilla për të menaxhuar stresin gjatë pushimeve


Stresi është i pashmangshëm, për sa kohë që je një punonjës, je një baba, je një student, nënë me fëmijë të vegjël, i ri, i vjetër…. pra, je Njeri.

Për ta shmangur atë gjatë periudhës së festave po këshillojmë të veproni kështu:

  1. Krijo një plan për fundvitin

Energjinë negative që ju jep stresi përdoreni për të bërë një plan, që përfshin menaxhimin prioteteve në punë dhe shëndetit. Mbani një ritëm me gjumin, ushtrimet fizike dhe marrëdhëniet sociale. Shkruani me pika “Objektivat e çdo muaji”. Duke i shkruajtur ju do të keni burime për t’u referuar kur rehatia e pushimeve të bëhet tunduese.

  1. Fol me të tjerët për objektivat e tu

Duke folur për objektivat tuaj jo vetëm i rendisni ato më mirë në kokën tuaj por dhe e keni më të lehtë për t’i vënë në zbatim. Duke u shprehur më shumë krijoni një strategji ku dhe të tjerët mund t’ju ndihmojnë.

  1. Gjej kohë për veten

Sigurisht, festat janë për t’u dhuruar të tjerëve por është ok të tregoheni pak egoist dhe t’i kushtoni vetes pak vëmendje. Gjeni 5,10,15 minuta në ditë për të bërë diçka për veten. Të bësh pazare online apo të humbasësh nëpër fotot në Instagram nuk llogaritet.

Qoftë dhe në zyrë, gjeni një cep të ngrohtë dhe uluni për të dëgjuar këngën tuaj të preferuar.

  1. Njih kufinjtë e tu dhe përmbaju atyre

Ndoshta ndihesh sikur të duhet të bësh çdo gjë dhe të jesh kudo. Kujto që koha dhe energjia jote është e kufizuar, ndaj përdore me mençuri. Vendos në cilat ngjarje nuk duhet të mungosh dhe mos ndiej presion për të qenë patjetër diku, qoftë dhe një festë pune që nuk e ke fort me qejf.

  1. Përdore ritmin e ngadaltë të punës në avantazhin tënd

Në vend që të acaroheni kur dikush ju vonon përgjigjen e një email apo nuk është fare i pranishëm në zyrë, ju këshillojmë të merrni frymë thellë dhe të qetësoheni. Duke bërë këtë pauzë të shkurtër, ju do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje më kreative.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0