5 këshilla për çdo ditë të javës që të jeni sa më produktiv

5 këshilla për çdo ditë të javës që të jeni sa më produktiv


Jo të gjitha ditët e javës janë të barabarta dhe ne nuk kemi të njëjtin nivel produktiviteti dhe frymëzimi gjatë gjithë javës. Ka disa gjëra të vogla, që mund të bëni çdo ditë për të filluar javën tuaj sa më mbarë. Ato nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me detyrat tuaja profesionale, por ju lejojnë të ndiheni më mirë, më të sigurtë dhe të fortë dhe për këtë arsye, rrisin produktivitetin tuaj.

E Hënë – bëjeni të hënën ditën tuaj më të lumtur

Dita e parë e javës mund të jetë pak e lodhshme, pasi ju duhet të bëni listën e punëve, që duhen mbyllur deri në fund të javës. Por në vetvete edhe kjo është diçka argëtuese, pasi planifikimi i punëve ju ndihmon të keni një javë të mirë dhe ecuria e punëve të jetë ajo që duhet. Duke patur këtë listë të gatshme, ju do të përmirësoni vetëbesimin tuaj dhe do të zhvilloni një qëndrim pozitiv ndaj pjesës tjetër të gjërave që duhen bërë. Një tjetër gjë që duhet të bëni është menaxhimi i stresit. Zgjohuni 15 minuta më herët se zakonisht, meditoni dhe bëni një shëtitje të shkurtër në vend që të drejtoheni drejt dyerve të zyrës. Duke e bërë këtë, ju do ta lini trurin tuaj të mësohet me planet e javës së re.

Lexo:  6 gjërat që duhet të bëni para se të vijë fundjava

E Martë – bëjeni të martën ditën tuaj më pak stresuese

E marta është ndoshta dita më sfiduese e javës. Ju do të ndiheni energjikë dhe keni mjaftueshëm kohë deri në fundjavë për të mbyllur punët. Për të trajtuar ndjenjën e vështirësisë, duhet të përmirësojmë nivelin e energjisë së trupit dhe trurit tonë. Hani disa arra dhe një sasi të vogël çokollate si fruta midis vakteve. Një çaj do të ishte ideal për të nisur ditën e martë. Nëse do të dëshironi që një ditë të punoni nga shtëpia, bëjeni të martën. Kjo gjë që do t’ju lejojë të ndjeheni më të qetë pa ulur nivelin e energjisë.

E Mërkurë – Festoni mesin e javës 

Supozohet që dita e mërkurë nuk është e duhura për të qëndruar në zyrë. Dilni jashtë të çlodheni. Kjo ndihmon për t’u çlodhur nga ana mendore. Nëse komapania ju mundëson që të mëkurën të punoni jashtë atëherë java juaj do të jetë më e kthjellët, më miqësore dhe më e lehtë. Po këtë ditë ju duhet të planifikoni një darkë familjare, pasi nuk keni pse të prisni që të vijë e premtja për të bërë plane. Edhe mesi i javës është i duhuri. Kalimi i një kohe të konsiderueshme me të dashurit tuaj, është më e mira që mund të bëni në mesin e javës.

E Enjte

E enjtja zakonisht është dita më produktive. Gjëja që duhet bërë është përfundimi i punëve të caktuara ditën e hënë. Për të përmirësuar cilësinë e jetës, të gjithë kemi nevojë që të mos përqëndrohemi vetëm në karrierë dhe detyra pune. Rezervoni pak kohë për veten tuaj! E enjtja është një natë ideale për:

  • një seancë tjetër fitnesi;
  • yoga;
  • një shëtitje të gjatë pa makinë;
  • për t’i kushtuar hobit tuaj 30 minuta

Lexo: 3 arsye pse fundjavat janë të vështira për sipërmarrësit

Pse këto aktivitete rrisin produktivitetin në punë?

Për shkak se ndërprerja nga qëllimet e biznesit në mes të një jave të ngjeshur ju jep një perspektivë më të mirë dhe është një fakt i vërtetuar psikologjikisht që kalimi midis aktiviteteve plotësisht të ndryshme që kërkojnë lloje të ndryshme të të menduarit, përmirëson efikasitetin në detyrat tuaja.

E Premte

Shumica prej nesh kanë tendencë të pushojnë të Premteve. Për shkak të trukeve të vogla që ne tashmë i dimë, është më e lehtë të bësh gjithçka, pa e tepruar. Por, përpara se të nisemi për të shijuar natën e së premtes, le ta bëjmë më të lehtë fillimin e javës tjetër duke krijuar një listë të re dhe duke zgjedhur një detyrë të lehtë për të realizuar mëngjesin e së hënës së ardhshme! 😉

Medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0