Ti mund të jesh folësi më i mirë në botë, por nëse nuk flet të njëjtën gjuhë si personi që është ulur në të njëjtën tavolinë me ty, influenca dhe suksesi jot do të limitohet. Kjo po bëhet akoma dhe më e rëndësishme nërkohë që globalizimi po përhapet me shpejtësi. Për mos të izoluar potencialin dhe për të maksimizuar suksesin tënd, po ju njohim me 5 gjuhët e huaja që liderët duhet të mësojnë.
- Spanjisht
Liderët që flasin spanjisht janë: Michael Bloomberg, Will Smith, Paul Bulcke (CEO, Nestle)
Janë mbi 45 milionë njerëz që flasin spanjisht si gjuhë të parë apo të dytë në SHBA, dhe është gjuha e tretë më e folur në botë.
Është e nevojshme të thuhet se të mësosh qoftë dhe bazat e spanjishtes do të përmirësoj shumë jatën tuaj personale dhe profesionale. Amerika e Jugut po zhvillon ekonomikisht tregun, dhe janë 400 milionë njerëz me të cilët duhet të komunikosh më anë të gjuhës së huaj.
Fatmirësisht, ka shumë burime ku mund të drejtohesh, duke përfshirë këtu klasat e mësimit të spanjishtes online falas apo website si Rype, ku mund të marrësh leksione online private të palimituara me një mësuaes gjuhe personal.
- Mandarin
Liderët që flasin gjuhën mandarin janë: : Mark Zuckerberg, Kevin Rudd (ishkryeministër i Australisë), Herbert Hoover (ishpresident i SHBA )
Nëqoftëse menduat se janë shumë ata që flasin spanjisht, dyfishojeni shifrën për gjuhën mandarin! Janë mbi një miliardë njerëz në botë të cilët po shtohen dita ditës.
Ndoshta keni dëgjuar në lajme fuqinë e ekonomisë së Kinës (SHBA i ka borxh mbi një trilion dollarë Kinës), dhe mundësitë që do të ofrojë në të ardhmen janë të pafundme.
Nëse je pronar i një biznesi, aspiron të bëhesh lider, apo thjesht je dikush i cili dëshiron të zgjeroj mundësitë profesionale, benfitet e gjuhës mandarin e marrin vetë vendimin.
- Rusisht
Liderët që flasin rusisht: Regina Spektor, Ho Chi Minh, Lokesh Chandra
Kjo ndoshta nuk ishte e pritëshme, duke parë numrin e pafundëm të gjuhëve të huaja të mrekullueshme. Po kur vjen puna për të mësuar një gjuhë të huaj që maksimizon suksesin global, rusishtja (shteti më i madh në botë) nuk duhet t’iu habisë.
Rusishtja është një gjuhë tepër kreative. Gramatika e saj është e ngjashme me gjuhë të tjera sllave si gjuha e Ukraninës, Bjellorusisë, Çekisë madje dhe Plonisë. E njëjtë me faktin se si të mësosh spanjisht është njësoj si të mësosh frengjisht, italisht, apo portugalisht; rusishtja hap dyert për të mësuar më shumë gjuhë të huaja.
Por më e rëndësishmja, për faktin se sa e mbyllur është Rusia krahasuar me vende të tjera të botës,ti nuk do të jesh në gjendje të flasësh me vendasit rus në anglisht siç bën zakonisht me të huaj të tjerë.
Kështuqë ndërkohë që shumë të tjerë mjaftohen me anglishten, ti do të kesh një avantazh të madh nëse flet rusisht.
- Gjermanisht
Liderët që flasin gjermanisht: Charlize Theron, Natalie Portman, Joseph Gordon-Levitt
Mirësevini në shtetin më të lulëzuar ekonomikisht në Europë.
Gjermania është shtëpia e brandeve më të mëdhaja të idustrisë së automjeteve, industrisë ajrore, dhe shumë të tjera.
Impakti global që ka në biznes, argëtim dhe politik po vazhdon të lulëzojë, dhe mundësitë janë të panumërta.
Gjermanishtja nuk është vetëm një gjuhë argëtuese por edhe shumë e ngjashme me anglishten, më shumë nga sa e dini.
Në fakt ka shuëm fjalë që kanë të njëjtin shqiptim dhe kuptim. Ja disa shembuj:
• abnormal
• bitter
• fundamental
• global
• horizontal
• rational
• sexy
- Gjuha hebre
Liderët që flasin hebraisht: Natalie Portman, Ivanka Trump, Marilyn Monroe
Keni qenë ndonjëherë në Izrael? Nëse jeni një sipërmarrës, me shumë mundësi keni dëgjuar për gjithçka po ndodh në Tel Aviv.
Izraeli është në kulmin e teknologjisë dhe kërkimeve. Ndërkohë që shumë njrëz atje mund të flasin anglisht, të kuptosh bazat e gjuhës hebre do t’iu ndihmojë jashtëzakonisht nëse po kërkoni për marrëveshje biznesi apo po kërkoni mundësi të reja.
Nëse jeni një fans i letërsisë apo besimit fetar, atëherë duhet të dini që hebraishtja është gjuha më e vjetër e botës, dhe gjuha e Biblës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.