5 femrat më të pushtetshme të globit për 2016-n - Business Magazine Albania

5 femrat më të pushtetshme të globit për 2016-n


Cilat janë femrat më të fuqishme në të gjithë botën për këtë vit?

Lidere të biznesit, sipërmarrëse, investitore, sipërmarrëse, filantropiste dhe CEO, femrat më të zgjuara dhe të forta, të cilat po lënë gjurmën e tyre në botë. Ato janë femra të cilat po ndërtojnë brande miliona-dollarëshe, duke kapur shanset në tregjet financiare, dhe duke i rënë përqark botës për të bërë marrëveshje dhe për të dhënë ndihma.

Arritjet e tyre janë të mrekullueshme në mënyrën e tyre, dhe aq më shumë bëhen të tilla kur bëhet fjalë për sektorë apo tituj pune të dominuar tradicionalisht nga meshkujt. Statistikat mbi femrat në pozicione të pushtetshme tregojnë për shifra të ulëta. Sipas statistikave më të fundit nga “Catalyst”, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon barazinë gjinore në vendin e punës, femrat zënë vetëm 4% të zyrave në kompanitë S&P 500 (500 kompanitë e përfshira në indeksin e Standard & Poors) dhe mbajnë vetëm 25% të punëve drejtuese ose të nivelit të lartë në këto firma.

Për zgjedhjen e këtij viti të Lidereve Globale të 2016-s u përdorën 4 kritere (pasuria neto, të ardhurat e kompanisë ose GDP); prezenca në media, sferat e influencës; dhe impakti, analizuar edhe brenda kontekstit të fushave të secilës prej tyre (media, teknologji, biznes, filantropi, politikë dhe financë) dhe jashtë sferës së tyre.

Ja cilat janë 5 femrat më të pushtetshme të globit për 2016-n:

1- Angela Merkel, kancelarja gjermane e cila dominon për të 6-in vit rradhazi listën e femrave më me pushtet të planetit;

2- Hillary Clinton, kandidatja demokrate për President të SHBA-ve;

3- Janet Yellen, shefja e Rezervës Federale të SHBA-ve;

4- Melinda Gates, themeluese dhe drejtuese e Fondacionit “Bill & Melinda Gates”;

5- Mary Barra, CEO e General Motors që prej janar 2014.

 

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0