5 anët e errëta të sipërmarrjes - Business Magazine Albania

5 anët e errëta të sipërmarrjes

~6 minuta lexim

Nëse do të pyesnim të rinjtë se çfarë preferojnë më shumë sipërmarrjen apo një punë të zakonshme, padyshim do të dëshironin të parën. Përveç faktit që një sipërmarrës shikohet se fiton më shumë para se një punonjës i punësuar me një pagë fikse, si motivacione të tjera shikohen dhe liria e zgjedhjes, pasioni, komoditeti që duket se ofron ky pozicion. Por e vërteta është se prapa këtij imazhi kaq të pëlqyer të të qenurit një sipërmarrës fshihen disa anë të errëta që do ishte mirë ti njihte gjithkush që synon në të ardhmen të jetë një prej tyre.

Anët e errëta janë:

1. Ju nuk do të fitoni para menjëherë.

Zakonisht sipërmarrësit e rinj mendojnë dhe shpresojnë se sipërmarrja e tyre do të sjellë fitime të shpejta. Por e vërteta është se vitet e para do t’i qarkulloni paratë  për të mbajtur në këmbë sipërmarrjen tuaj. Ju do të shpenzoni më shumë se sa do të gjeneroni dhe si rezultat, ndoshta nuk do të siguroni dot as një pagë mesatare mujore për disa muaj me rradhë.

2.Nuk do të bëni një jetë sociale si gjithë të tjerët dhe jeta personale do pësojë luhatjet e saj.

Pavarësisht se sa me optimizëm do ta merrni këtë pozicion apo sesa të përkushtuar do jeni për t’i vendosur në prioritet marrëdhënieve tuaja më të rëndësishme, ata do të vuajnë ndërsa vazhdoni të ndërtoni sipërmarrjen tuaj. Ju do të punoni me orë të gjata. Ndonjëherë edhe gjatë kohës kur jeni me familjen  si p.sh. netëve, fundjavave apo pushimeve do të bjerë telefoni për zgjidhjen e problemeve të  ndryshme në biznesin tuaj. Ju do të shpërqendroheni pothuajse vazhdimisht, duke menduar për problemet me të cilat po përballet biznesi juaj dhe stresi financiar që mund të përjetoni do të ndikojë gjithashtu në marrëdhëniet tuaja.

Lexo: Si të fokusohemi tek menaxhimi dhe vetëdisiplina

3. Do të keni shpesh momente shkurajimi

Do të ketë raste kur emocionet tuaja do të shtohen nga rritja e adrenalinës duke ju ndihmuar që të jepni më të mirën tuaj. Por, ju duhet të përgatiteni gjithashtu për rastet kur mund të ndiheni të dëshpëruar dhe të dekurajuar për përparimin tuaj, ose të keni frikë se nuk do të fitoni për një kohë të caktuar. Në këto momente shkurajimi do të ndiheni të mjeruar dhe mundësia për të marrë vendime të këqija është e lartë.
4. Asgjë nuk do të ndodhë ashtu siç mendoni se do të ndodhë.
Plani juaj i biznesit mund të përmbajë në mënyre të detajuar çdo hap që parashikoni të hidhni për vitet e para të kompanisë tuaj, por pa marrë parasysh sa kërkime keni bërë, nuk do të jeni në gjendje të parashikoni gjithçka. Edhe gjërat që mund të parashikoni nuk do të ndodhin saktësisht siç i keni parashikuar. Si një sipërmarrës, do të jeni të detyruar të përshtateni, ndonjëherë në mënyra që nuk doni të përshtateni.
5. Do të dështoni.
Ju mund të përballeni me një dështim të vogël, që mund të ndikojë lehtësisht në sipërmarrjen tuaj ose mund të përjetoni një dështim masiv që mund të sjellë falimentimin tuaj. Gjithësesi, përgatituni edhe për dështimin.
Dështimi është një pjesë e pashmangshme dhe thelbësore e sipërmarrjes, megjithëse asnjë sipërmarrës nuk ka dëshirë ta pranojë.  Sidoqoftë, aftësia për t’u rekuperuar nga dështimi është ajo që ndan sukseset nga pjesa tjetër.
Ndonëse ky artikull mund të duket sikur paralizon dëshirën tuaj për të qenë sipërmarrësi i ardhshëm, ju nuk duhet ta shikoni si të tillë. Përkundrazi, shikojini  anët e errëta të sipërmarrjes si paralajmërim dhe filloni të përgatiteni për t’i përballuar këto pengesa me sukses, në mënyrë që të përjetoni sa më parë frytet shpërblyese të suksesit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0