4 sekretet e drejtimit të një startup të suksesshëm

4 sekretet e drejtimit të një startupi të suksesshëm


Çfarë kërkohet që një startup të jetë shumë shpejt i suksesshëm? Nisja për një startup është “ideja”. Shumë mendojnë se gjëja kyçe gjatë tërë procesit është ideja në fillim dhe prej asaj pike çdo gjë që duhet të bëhet është ekzekutimi.

Që një startup të jetë i suksesshëm që në fillimet e tij, duhet të keni parasysh katër gjëra:

  • Ju duhet të keni një produkt ose shërbim bindës që një segment specifik i njerëzve dëshirojnë të përdorin. Ata mund të duan ta përdorin atë për disa arsye (p.sh. produkti aktual nuk ka cilësinë e dukur, nuk ka shije, apo është i shtrenjtë, etj.)
  • Të gjesh vlerën e duhur për tregun është e vështirë – kështu që do t’ju duhet një ekip që është me të vërtetë i mirë për të dëgjuar klientët dhe për të reaguar ndaj asaj që ata dëshirojnë. Ai lloj testimi kërkon ekzekutim të fortë dhe efikas. Ju nevojitet një CEO, i cili mund të marrë të gjitha ato sinjale të klientit, t’i bashkojë e të krijojë një vizion për të ardhmen që do ta mirëprisnin të gjithë.
  • Të gjesh atë propozim vlerash do të thotë të bësh edhe gabime. Kështu që, duhet të minimizosh kohën që harxhon për t’i ndjekur ato gabime. Mentorimi nga një rrjet miqsh, këshilltarësh, investitorësh, etj mund të sjellë një mori ndryshimesh.
  • Do t’ju duhet ta shpjegoni atë udhëtimi dhe t’u thoni investitorëve çfarë keni mësuar dhe pse mendoni se keni diçka që njerëzit do ta përdorin.

Lexo: Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

Mos harroni se ideja juaj e një startupi nuk duhet të jetë gjeniale. Mënyra se si funksionon dhe si fitoni edhe ju para ndërlidhet me faktin se si ofroni diçka më mirë nga oferta e deritanishme nga dikush tjetër, apo një produkt që nuk është ofruar fare. Mos harroni se nuk duhet të jeni ekspert për të filluar një Startup dhe nuk duhet të keni një biznesplan profesional. Por, duhet të keni guximin për të vepruar dhe për të sfiduar të ardhmen në duart tuaja.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0