Zhvillimet e fundit teknologjike, të cilat vazhdojnë të ecin me ritme të shpejta, do të ndihmojnë në avancimin dhe lehtësimin e punëve të ndryshme, por a duhet t’i trembemi kësaj? Çfarë ndikimi do të ketë inteligjenca artificiale tek puna në të ardhmen?
Ne shohim që, ndërsa fuqia punëtore evoluon, ne duhet më në fund të çlirohemi nga zakonet e epokës industriale e së kaluarës, për të siguruar një të ardhme më produktive dhe më të drejtë.
Drejtori Ekzekutiv i Upwork zbulon për BusinessMag katër parashikimet e tij për të ardhmen e punës, bazuar në përvojën dhe informacionin e marrë nga librat e lexuar.
1. Inteligjenca Artificiale dhe robotika do të krijojnë më shumë vende pune
Subjekti i debatit të vazhdueshëm është: ‘A do të zhvillohet inteligjenca artificiale aq shumë sa të marrw në kontroll gjithçka?’. IA është “kërcënimi më i madh ekzistencial” për njerëzimin, thotë udhëheqësi i teknologjisë Elon Musk.
Por fiction science është plot histori rreth makinave që pushtojnë njerëzit. Nuk është një nocion i mbështetur nga historia ose të dhënat.
Epo në fund të fundit, makinat nuk mund të krijohen vetë. Na takon ne të udhëheqim inovacionin me përgjegjësi. Kjo do të thotë hapje e dritareve të reja të mundësive, jo eliminimi i tyre.
Elon Musk nuk është i pari që frikësohet nga makineritë. Çdo brez para nesh ka pasur frikë nga ndryshimet masive teknologjike. Në fund të fundit, automatizimi ka krijuar më shumë vende pune. Megjithatë është e vërtetë se disa vende pune do të zhduken dhe është e lehtë të konkludohet se cilat do të jenë ato. Por është shumë më e vështirë të dihet se cilat vende pune do të kërkohen pas 30 vjetësh.
Unë parashikoj se nuk do të ketë mungesë të vendeve të punës në të ardhmen, por më tepër do të hasim një mungesë aftësish për të mbushur vendet e punës… Le të themi që do të na duhen më shumë profesionistë.
2. Qytetet do të konkurrojnë me qytetet e tjera për talentin më të mirë
Kur Amazon zbuloi planet në tetor për të investuar mbi 5 miliardë dollarë në ndërtimin e një selie të dytë, mori më shumë se 200 propozime nga qytete të ndryshme. Metropolet në të gjithë SHBA-të bën gjithçka për të tërhequr vëmendjen e drejtorit ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos. Ata bënë zyrat qendrore të Amazonit me kuti kartoni, blenë 1000 produkte të rastësishme në Amazon dhe vlerësuan me pesë yje secilin prej tyre, etj.
Por i vetmi qytet që injoroi këtë rrëmujë ishte San Jose, California. Kryebashkiaku i tij vizionar Sam Liccardo në një intervistë për Wall Street Journal, shpjegoi “Të gjithë po pyesin: Pse unë nuk po jap oferta për Selinë Amazon?”. “Unë besoj se kompanitë e mëdha si Amazon duan të jenë aty ku është talenti i teknologjisë”. Tërheqja e zyrave të reja të korporatave të mëdha si Amazon në qytete do të gjeneronte një cikël të paqëndrueshëm.
Lufta e talenteve në të ardhmen nuk do të jetë më midis kompanive, por do të jetë midis qyteteve. Teksa teknologjia transformon shoqërinë, dhe puna remote jashtë ambientit të zyrës bëhet normë, njerëzit do të jetojnë në qytetet e tyre të zgjedhura, dhe jo aty ku mund të ndodhet kompania e tyre.
3. Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore amerikane do të ushtrojë profesionet e lira (freelance) deri në vitin 2027
Sot më shumë se 57 milionë punëtorë, rreth 36% e fuqisë punëtore të SHBA, ushtron profesionet e lira. Bazuar në normat aktuale të rritjes së fuqisë punëtore, në vitin 2027, pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të SHBA do të ushtrojë profesionet e lira.
Njëkohësisht, do të ketë edhe një tërheqje në shkallë të gjerë të talenteve të pavarura nga kompanitë që kërkojnë të mbushin mangësitë që kanë patur përsa i përket talenteve. Në fakt, sipas një raporti të Institutit të Internetit në Oksford, përdorimi i platformës së talenteve nga ndërmarrjet e mëdha u rrit me 26% në vitin 2017. Kompani si Pfizer dhe Samsung kanë përqafuar këtë frymë në rritje të ndërmarrjeve që i janë drejtuar internetit për të gjetur persona që ushtrojnë profesionet e lira.
4. Arsimi do të shkëputet nga izolimi
Sistemi ynë arsimor është i dëmtuar. Mënyra se si i edukojmë brezat e ardhshëm nuk i përgatit ato në mënyrë adekuate për aftësitë dhe punët e sotme. Ideja që ju studioni matematikë dhe shkencë dhe art në rininë tuaj si disiplina të veçanta dhe pastaj punoni për të zgjidhur problemet reale të botës në ekonominë e sotme, nuk vlen mjaftueshëm.
Unë jam optimist se arsimi i ardhshëm do të bëhet më fleksibël për t’iu përshtatur nevojave të një fuqie punëtore të shekullit të 21-të.
Shkollat që ushtrojnë mësimin mbi bazën e projekteve* të ofruara nga ekspertë të teknologjisë, po shtohen dita-ditës. Sigurisht që flasim për rajonin e Amerikës, sepse parashikimet për vendin tonë mbeten të vakëta. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi talente, por terreni menaxhues nuk ofron kushtet e duhura për zhvillimin dhe përhapjen e tyre.
/WeForum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.