A është dyqani juaj online i optimizuar mjaftueshëm? Me siguri jo. Kur jeni duke drejtuar një biznes, është e lehtë të ziheni në grackën e monotonisë dhe të mos ndiqni trendet më aktuale.
Lajmi i mirë është se nuk duhet shumë kohë për të bërë faqen tuaj të funksionojë mirë. Në më pak se pesë ditë pune, ju mund të rrisni shitjet tuaja, të ulni bounce rate tuaj dhe të rrisni audiencën tuaj. Ajo çka ju duhet është pak punë dhe disa rregullime të vogla.
Shfrytëzoni fuqinë e imazheve të produkteve
Sipas një studimi, 92.6 % e të gjithë konsumatorëve mendojnë se pamjet vizuale janë faktori më me ndikim kur bëhet fjalë për marrjen e një vendimi pozitiv të blerjes. Nëse jeni duke përdorur vetëm një imazh, ose imazhet tuaja nuk janë me cilësi shumë të lartë, nuk do të optimizoni ndikimin e produkteve tuaja.
Imazhet e produktit tuaj duhet të jenë të qarta dhe me cilësi të lartë, por jo aq sa të ndikojnë në kohën e ngarkimit të faqes sidomos në pajisjet mobile. Ndërsa faqet gjithnjë e më shumë po shkojnë mobile, balancimi i mirë bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Konsideroni ose të blini një aparat fotografik me cilësi të lartë dhe të mësoni ta përdorni atë ose të kontraktoni me një fotograf profesionist. Lajmi i mirë për fotot tuaja është se pasi të jenë përfunduar, do t’ju duhet vetëm të ndryshoni madhësinë nëpër platformat e ndryshme.
Një foto vlen sa një mijë fjalë. Epo, një e mirë vlen kaq. Sa të mira janë fotot tuaja?
- Bëjeni faqen tuaj (më shumë) miqësore për mobile
A i maksimizon platforma juaj e-commerce shitjet tuaja në pajisjet mobile? Shitjet në e-commerce me anë të telefonit në Shtetet e Bashkuara parashikohet të kalojnë 338 miliardë dollarë deri në vitin 2020, sipas një vlerësimi të Statista dhe kjo nuk është rastësi. Njerëzit po lënë kompjuterat e tyre për të blerë nga tabletët dhe smartfonët më shumë se kurrë më parë dhe nëse faqja juaj nuk është optimizuar plotësisht për mobile, ju do të humbni.
Rimodelimi i faqes suaj është një nga hapat më drastike që mund të ndërmerrni, por thjeshtimi i faqes tuaj dhe shpejtësia për pajisjet mobile do të ndihmojë absolutisht në shitjet. Mos e lini pas dore celularin.
10 mënyra të thjeshta për të krijuar referime për jetën – Business Magazine Albania
- Rregulloni SEOn tuaj për produktet related
Ky është një rregull mjaft i thjeshtë, por do të habiteni se sa faqe nuk e bëjnë këtë. Nëse keni produkte të lidhura me njëra tjetrën, përqendrohuni në një faqe në vend që të bëni një faqe të veçantë për çdo model ose ngjyrë. Bëni një faqe për këto produkte. Përdorni një menu drop-down ose një teknikë tjetër për t’i lejuar përdoruesit të zgjedhin cilën ngjyrë, madhësi, model ose lloj dëshirojnë. Kjo do të sigurojë që SEO juaj të përqendrohet në një faqe, jo të përhapet në faqe të ndryshme.
- Shkruajini vetë përshkrimet e produkteve tuaja
Nëse keni punuar në tregtinë online, me siguri keni parë që ndodh një gjë shumë e shëmtuar. Një produkt i ri del në treg, ju e kërkoni në Google dhe çdo listë ka pothuajse të njëjtin përshkrim. Ky është dembelizëm dhe thjesht një SEO e keqe e praktikë edhe më e keqe.
Mos e duplikoni përshkrimin e produktit tuaj duke e kopjuar direkt nga prodhuesi. Sigurohuni që ta shkruani vetë. Së pari, kopjimi shpesh është thjesht i gabuar, madje edhe direkt nga prodhuesi. Së dyti, ju ndikon negativisht në SEOn e faqes suaj.
Asnjë nga këto zgjidhje nuk ka të ngjarë të marrë shumë kohë për t’u kontrolluar ose zbatuar, të paktën në një nivel bazik. Por do të habiteni se çfarë efekti mund të kenë në rezultatin final. Optimizoni dyqanin tuaj online sot dhe zbuloni se çfarë keni humbur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.