Miliona njerëz në mbarë Evropën tashmë përdorin mjete të inteligjencës artificiale si ChatGPT, Gemini dhe Grok.
Në Bashkimin Evropian, rreth një e treta e njerëzve të moshës 16–74 vjeç kanë përdorur mjete të inteligjencës artificiale të paktën një herë në vitin 2025, sipas Eurostat.
Megjithatë, përdorimi i Gen AI ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Në 33 vende evropiane, përdorimi i këtyre mjeteve varion nga 170 për qind në Turqi deri në 56% në Norvegji. Brenda BE-së, përqindja shkon nga 18 për qind në Rumani deri në 48 për qind në Danimarkë.
Të paktën dy në pesë persona kanë përdorur mjete të Gen AI në 13 vende gjatë tre muajve para anketës së Eurostat për vitin 2025. Këto vende përfshijnë: Zvicrën (47%), Estoninë (47%), Maltën (46%), Finlandën (46%), Irlandën (45%), Holandën (45%), Qipron (44%), Greqinë (44%), Luksemburgun (43%), Belgjikën (42%) dhe Suedinë (42%).
Lexo edhe: Më shumë se një ekran: Si televizori i Samsung S90F u bë zemra e shtëpisë këtë fundvit
Përdorimi i inteligjencës artificiale në Evropë tregon një ndarje të qartë veri–jug dhe perëndim–lindje. Vendet nordike dhe ato më të zhvilluara dixhitalisht kryesojnë, ndërsa Evropa Perëndimore ka performancë të mirë por të pabarabartë. Vendet e Evropës Jugore, Qendrore dhe Ballkanike mbeten pas.
Në vendet me përdorim të ulët, shumë njerëz nuk e përdorin inteligjencën artificiale sepse nuk e dinë që ekziston ose nuk dinë si ta përdorin.
Mesatarisht në BE, 25% e njerëzve përdorën mjete të inteligjencës artificiale për arsye personale, ndërsa 15% i përdorën për punë. Në çdo vend, përdorimi personal është më i lartë se ai profesional, megjithëse diferenca ndryshon ndjeshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto