3 shpikjet të cilat nuk do t'a besoni që ekzistojnë - Business Magazine Albania

3 shpikjet të cilat nuk do t’a besoni që ekzistojnë


Një ushtrues fytyre i çuditshëm

Dëshironi një fytyrë më të fortë? Kjo paisje që kushton 160 dollarë iu vjen në ndihmë.

‘Facial Fitness Pao’ është një shufër plastike të cilën duhet t’a mbani në gojë. Ajo vihet në punë duke tundur kokën vazhdimisht dhe në këtë mënyrë ju arrini të forconi muskujt e fytyrës.

Kjo paisje qesharake është miratuar edhe nga ylli i futbollit Cristiano Ronaldo (i cili është dhe pjesë e reklamës) dhe është dizenjuar për të ngadalësuar zhvillimin e shenjave të plakjes.

‘Shala’ për prindërit

A iu pëlqen fëmijëve tuaj t’iu përdorin si një mjet transporti?

Për të garantuar një ‘udhëtim’ të sigurt e të këndshëm rreth e rrotull shtëpisë, ju duhet të përdorni një shalë. ‘Pony Up Daddy’ quhet shpikja që iu mundëson këtë argëtim të rehatshëm.

Rripi fleksibël kushton 24.99 dollarë dhe mundësohet në 4 ngjyra të ndryshme dhe një masë speciale për femra.

Xhinset me GPS

Këto xhinse në ngjyrë të hapur dhe të parrezikshme përdoren si një sistem GPS-i. Ato lidhen me telefonin tuaj dhe dridhen në anën e majtë ose të djathtë, duke iu ndihmuar të mbërrini në destinacionin tuaj.

Xhinset ‘Spinali Desing’ iu lejojnë të përdorni GPS-in pa e parë telefonin tuaj. Lërini xhinset t’iu drejtojnë. I vetmi problem është… si mund t’i lash ato?

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0